E diel, 24 Tetor, 2021
20.5 C
Tirana

“Ç’është ky shejtan, mor aman”, Manjani i kthehet keq Ramës

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, ka reaguar ashpër pas deklaratës së kryeministrit Rama, se do marrin punëtorë të huaj për të rindërtuar objektet e dëmtuara nga tërmeti.

Manjani, mjaft i revoltuar me këtë situatë, kërkon të dijë se pse Rama merr pjesë edhe në disa çështje të cilat nuk i takojnë. Në komentin e tij të radhës në Facebook, ish-ministri nënvizon se të vetmen gjë që ka në dorë Rama është që krijojë mundësinë të punësohen punëtorët shqiptarë në Shqipëri.

Me tone ironike ai shprehet se Rama nuk krijon mundësi për shqiptarët, por ama është i gatshëm për të huajt.

Statusi

“Për rindërtimin do marrim punëtorë të huaj nga kontinente të tjera”- thotë në mënyrë të përsëritur Rama.

Ore ky është firmë ndërtimi apo Kryeministër, se na trashi?!

Ç’punë ka ky se ku i marrin punëtorët firmat e ndërtimit?!

Të vetmen gjë që ka në dorë, të krijojë mundësinë të punësohen punëtorët shqiptarë në Shqipëri, nuk e bën!!!

Ama, për të futur në punë punëtorë të huaj është usta…!

Ç’a është ky shejtan, mor aman?!

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Çfarë PD-je mund të sjellë Foltorja?

Nga: Ergys Mërtiri Mbështetësit e z. Berisha pretendojnë se Foltorja po sjell debatin dhe reflektimin që i ka munguar PD-së duke i kontribuar hapjes dhe...

Sherr mes afganëve në Shëngjin, 26-vjeçarja plagos bashkëjetuesin 

Një grua afgane ka qëlluar me thikë bashkëjetuesin e saj me kombësi afgane, mesditën e sotme në ambientet ku janë akomoduar në Shëngjin. 26-vjeçarja...

Serbia ndalon boksierët nga Kosova, Shqipëria braktis botërorin

Ekipi i boksit të Kosovës nuk është lejuar të hyjë në Serbi, për të marrë pjesë në Kampionatin Botëror të boksit që mbahet në...

Futbollisti torturohet dhe grabitet në prani të partneres

Një yll i Premier Ligës është sulmuar nga banditë të maskuar në shtëpinë e tij, të cilët e kanë lidhur dhe torturuar para se...

Basha: Zotit mund t’i kem hyrë në hak, por jo Berishës!

Kryedemokrati Basha është treguar i hapur për mediat, ndërsa ka komentuar vendimin e tij për të përjashtuar Sali Berishën. Ai tha se nuk i...