E enjte, 21 Janar, 2021
8 C
Tirana

Certifikohen rezultatet zgjedhore, shqiptarët me 32 mandate në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve në Maqedoninë e Veriut ka miratuar konkluzën për shpalljen e rezultateve zyrtare të zgjedhjeve parlamentare të 15 korrikut.

Gjatë seancës së hapur, kreu i KSHZ-së Oliver Derkovski kumtoi rezultatet e përbërjes së re parlamentare prej 120 deputetësh. Partia e Zoran Zaev, LSDM mori 46 mandate, VMRO-DPMNE 44 mandate, BDI 15 mandate, ASH-AA 12 mandate, e majta 2 mandate dhe PDSH 1 mandat.

Gjatë këtij mandati katër vjeçar në godinën ligjvënëse, shqiptarët do të përfaqësohen nga gjithsej 32 deputetë shqiptarë nëpër parti dhe koalicione të ndryshme.

Pa mandate mbeten Integra, GDU, Moro, Glas za Makedonija, E vetmja Makedonia, SDU, Tvoja prtija, Demokratët dhe Partia popullore rome. /indeksonline.net

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Video/ Ronaldo shkruan historinë, Juventus fiton Superkupën e Italisë

Cristiano Ronaldo ka shkruar sonte historinë e futbollit botëror pasi u bë golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave pasi shënoi për Juventusin...

Bajernit i mjafton një penallti për të mbajtur kreun, Lajpcig bën detyrën

Mjaftoi një penallti në minutën e 13-të për t’i dhënë Bajernit fitoren e dytë radhazi. Robert Levandovski nuk gaboi nga pika e bardhë e...

Vetëvendosja garon në zgjedhjet e 25 prillit, nesër prezanton kandidatët e parë

Lëvizja Vetëvendosje në Tiranë do të marrë pjesë në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit. Ditën e nesërme, më 21 janar kjo forcë politike do të...

I përqafuar me bashkëshorten, Joe Biden mbërrin në Shtëpinë e Bardhë

Joe Biden ka mbërritur në Shtëpinë e Bardhë, ku do të fillojë orët e para të punës si President i SHBA, me firmosjen e...

Çfarë duhet të dini mbi historinë e Ditës së Përurimit të presidentit amerikan

E para Ditë e Përurimit në detyrë e presidentit të Shteteve të Bashkuara, ishte 30 prilli i vitit 1789, gjatë betimit të presidentit Xhorxh...