E hënë, 24 Janar, 2022
-0.5 C
Tirana

“Celularin e kishte poshtë jastëkut”, detajet e historisë së 15-vjeçares

Çdo ditë e më shumë po thellohen hetimet në lidhje me përdhunimin e 15-vjeçares në Mirditë, ku babai ka ndarë me publikun detaje tronditëse. Ai ka zbuluar se janë edhe tre persona të tjerë, të cilët lëvizin të lirshëm në fshat.

Gazetarja e emisionit ‘Me zemër të hapur’ e cila ka ndjekur rastin e rëndë në Mirditë, ku një e mitur u abuzua seksualisht nga 5 persona, ku me 4 prej tyre kishte lidhje gjaku, ka treguar se si është zbuluar përdhunimi. Ka qenë e ëma e së miturës e cila ka pikasur për herë të parë aparatin celular. Sipas saj, në celularin e vajzës ishin zbuluar gjëra të rënda, video dhe mesazhe në Facebook.

“Kam pasur takimin e parë me vajzën, e cila nuk kishte takuar asnjë individ tjetër veç familjes. Shtëpia ishte në kushte të tmerrshme, vajza ishte brenda një dhome. Vajza kishte shkëputur marrëdhëniet me të dy prindërit. Nëna më pohoi se “në mëngjes shkova për ta zgjuar nga shtrati, dhe poshtë jastëkut kishte celularin. Nëna tentoi ta merrte dhe në atë kohë vajza është çuar nga krevati. Është dashur ndërhyrja e vajzës së madhe, që të hapi kodin e celularit. Vajza e madhe pasi e hapi më tha “Mami këtu qenka bërë nami”.

Në celularin e vajzës janë gjetur adresat e Facebook-ut të dy prej abuzuesve, të cilat i përdorte vajza e cila nën presion të vazhdueshëm. Vlen për tu theksuar fakti se shtëpitë e abuzuesve janë mjaftë afër me shkollën në të cilën frekuentonte 15-vjeçarja.

Ata e kishin të survejuar hyrje-daljet e vajzës, dhe të pestë abuzuesit pothuajse kryenin një zanat, pasi në banesat e tyre kishin servis makinash. Xhaxhai i 15-vjeçares më pohoi se njëri nga prindërit e njërit prej abuzuesve ka telefonuar dhe i ka kërkuar takim, duke i pohuar se janë gjak dhe të afërm”.

Përdhunuesit dhe e mitura janë nga një fshat i Mirditës, dhe banesat i kanë në një distancë të afërt me njëri-tjetrin, ndërsa personi i parë që ka abuzuar me 15-vjeçaren është 32-vjeçari Artan Kaçorri.

Ky i fundit kishte patur lidhje me vajzën, dhe në muajin mars madje i kishte blerë dhe një telefon për të komunikuar me të. 32-vjeçari i cili është i martuar, kishte arritur që të mashtronte të miturën e ta merrte në makinë e më pas ka abuzuar seksualisht me të, duke i bërë dhe video e foto intime të cilët ja ka shpërndarë dhe 4 personave të tjerë mes të cilëve dhe nipit të tij, 17-vjeçarit me iniciale A.GJ.

 

 

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Sulm ajror në burgun e Jemenit, të paktën 70 të vrarë

Të paktën 70 njerëz u vranë në një sulm ajror në një burg, dhe të paktën tre fëmijë vdiqën në një bombardim të veçantë,...

Shtetet e Bashkuara pezullojnë 44 fluturime të linjave ajrore kineze

Qeveria e Shteteve të Bashkuara njoftoi të premten pezullimin e 44 fluturimeve ajrore të katër kompanive kineze nga Shtetet e Bashkuara drejt Kinës. Pezullimi...

Caktohet data për zgjedhjet në FSHF

FSHF u ka dhënë fund dilemave, pasi është caktuar data e zgjedhjeve për president. Federata Shqiptare e Futbollit, i ka dhënë fund dyshimeve rreth...

Kosova sërish vend i rrezikut të lartë për Gjermaninë

Varianti Omikron ka shtuar ndjeshëm shifrat e infektimeve në Kosovë. Nga dita e dielë (23.01; 00:00) Kosova futet sërish në listën e vendeve të...

Armët vdekjeprurëse amerikane mbërrijnë në Ukrainë

Rreth 90 ton "ndihma vdekjeprurëse" nga SHBA-ja kanë mbërritur në Ukrainë, mes tensioneve për grumbullimin e trupave ruse në kufi. Kjo ishte dërgesa e...