Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

Celulari vret! Unë kam krijuar varësi, ju lutem më shpëtoni…

8 vjet ago
in Kryesore, Shqipëria, Të Gjitha
Celulari vret! Unë kam krijuar varësi, ju lutem më shpëtoni…

Nga: Marsela Sinani 

Unë kam krijuar varësi nga celulari. Si unë e shumë të tjerë të rinj kalojmë për orë të tëra pranë një aparati, për të futur hundët në jetët e të tjerëve, për të marrë vesh se çfarë ndodh me ta…Prit pak, mos vallë po bëj punën e spiunes? Mos! Çfarë po ndodh dreqin me mua vallë? E lash aparatin, do qetësohem. Sapo kalojnë pak minuta, celulari ndodhet në duart e mia. Unë kam krijuar varësi. Dikush duhet të më shpëtojë mua. Kërkoj ndihmë…

Jam unë, je ti, ai e ajo, të cilët nuk shkëputen nga rrjetet sociale. Qëndrojnë pa pushim, edhe kur duhet të ushqehen, edhe kur duan të flenë, e ku herëpashere zgjohen nëse u ka ardhur një mesazh, një thirrje, a thua se do u ndryshonte jetën. Ky është mankthi im, mankthi juaj.

Një studim i fundit i kryer nga shkencëtarët nga Hong Kongu, kanë zbuluar një sëmundje të re. Simptoma e cila ka prekur shumicën e njerëzve quhet “Ankthi i ndarjes nga celulari”.

Kërkuesit thonë se njeriu e shikon celularin si një zgjatim të vetes, dhe se nuk mund të jetojë dot më pa postuar në Facebook, Instagram dhe Twitter. Simptomat përfshijnë paaftësinë për të fikur telefonin, kontrollimi i përhershëm i tij, karikimi i shpeshtë i tij dhe e fundit, por jo më pak e rëndësishmja, marrja e celularit me vete kur shkojmë në tualet. Kjo gjendje ankthi që shkencëtarët nga Hong Kongu e kanë quajtur nomofobi, po përkeqësohet gjithmonë e më shumë.

Padyshim që një nga të prekurit jam edhe unë, ndaj e gjeta të udhës për të marrë një informacion më të detajuar nga një psikologe. Ajo është psikologia Alma Kaca, e cila e pranon haptazi për “Tirana Today” se është bërë shumë bazike nevoja e telefonit, dhe e ndarjes çdo gjë online.

“Në një farë mënyre është bërë si ankthi i ndarjes nga nëna e një foshnje. Siç kanë frikë se mos nëna i braktis, ashtu kanë krijuar varësi të rinjtë edhe nga rrjetet sociale.

Dhe duket sikur më shumë kanë nevojë që prindërit e tyre të shohin në çdo moment se çfarë janë duke bërë ata, edhe në rastet kur ajo mund të jetë thjeshtë fasadë”, thotë ajo.

Kohët e fundit kemi dëgjuar të flitet për “mani për celularin” apo “nomofobi”, kur del në pah një vështirësi për t’u shkëputur fizikisht nga telefoni, ose frika e të mos qenët në kontakt me botën. Personat e prekur nga ky shqetësim kanë tendencën ta konsiderojnë smartphone-n si një instrument për të kënaqur nevojat e tipit emocionale-shoqërore, dhe si mjet kryesor për të komunikuar me të tjerët.

Sipas agjencisë britanike të kërkimit “Yougov”, më shumë se 6 të rinj në 10, mes 18 – 29 vjeç, bien të flenë në shoqërinë e smartphone, dhe më shumë se gjysma e përdoruesve të smartphone-ve (53 për qind) kanë tendencën të manifestojnë gjendje ankthi, kur bateria e telefonit është drejt fundit, nuk kanë më kredite apo nuk kanë mbulim rrjeti. Në këto raste, ekspertët këshillojnë psikoterapinë.

Psikologia Alma Kaca, e përkthen këtë me shenjat e ankthit që përçojmë. “Shpesh kur telefonin nuk e gjejmë, ose e kemi pa karikim, fillon rreh zemra fort dhe simptomat janë njëlloj si ato të ankthit, duket sikur do të ndodhe diçka e keqe.

Të rinjtë, por edhe në mosha pak më të rritura, edhe kur dalin në shoqërinë e njeri-tjetrit, i sheh të gjithë duke lundruar në internet dhe në rrjetet sociale.

Në një farë mënyre, i japin më shumë rëndësi jetës virtuale të dukshme, por jo gjithmonë të vërtetë sesa vlerave reale njerëzore. Shpesh mbase edhe pa ditur efektet negative, shkeljen e privatësisë, njohjen me të panjohur apo edhe deri te ekspozimi i tepërt online”. shprehet ajo.

Nëse mendoni se këto janë shenjat negative e të qëndruarit pa pushim pranë aparatit, këtu gaboheni rëndë. Simptomat e tjera janë dhimbje qafe dhe shpinë e mpirë. Falë pozicionit që lidhet me të shikuarit e ekranit të celularit, ka një numër në rritje pacientësh të rinj, që kanë dhimbje të shkaktuara nga herniet e diskut dhe problemet e drejtimit të shtyllës kurrizore. Ndaj këshillohet mbajtja e telefonit në lartësinë e syve edhe kur jeni ulur.

Rezultatet e kërkimeve të ndryshme japin alarmin, duke dëshmuar se truri i të varurve nga celulari ishte më i prekur nga depresioni, ankthi, pagjumësia dhe impulsiviteti.

Nëse doni të jetoni të shëndetshëm, mos i neglizhoni këto këshilla!

Tirana Today 

 

 

 

 

TË LIDHURA

Kushtetuesja riktheu Ballukun në detyrë, botohet me urgjencë vendimi në Fletoren Zyrtare
Politikë

Kushtetuesja riktheu Ballukun në detyrë, botohet me urgjencë vendimi në Fletoren Zyrtare

22:02 | 12/12/2025
Plasën fishekzjarret në Fier e Lushnje për rikthimin e Ballukut në detyrë
Aktualitet

Plasën fishekzjarret në Fier e Lushnje për rikthimin e Ballukut në detyrë

20:16 | 12/12/2025
Tre gjyqtarë Kushtetues kundërshtojnë vendimet e GJKKO për Ballukun; Qeveria vazhdon të funksionojë
Politikë

Tre gjyqtarë Kushtetues kundërshtojnë vendimet e GJKKO për Ballukun; Qeveria vazhdon të funksionojë

19:41 | 12/12/2025
Next Post
“Vetëm Erdogani ka bërë një gjë të tillë”, Manjani reagon për Teatrin

“Vetëm Erdogani ka bërë një gjë të tillë”, Manjani reagon për Teatrin

Emrat/Ndryshohen shefat e disa komisariateve në Tiranë

Emrat/Ndryshohen shefat e disa komisariateve në Tiranë

Video/Kryeministri më seksi në botë, turpërohet në transmetim live

Video/Kryeministri më seksi në botë, turpërohet në transmetim live







JU REKOMANDOJMË

E rëndë në Mat/ Nipi i Nehat Kullës ndalon makinën pranë parmakut të urës dhe … policia në kërkim

E rëndë në Mat/ Nipi i Nehat Kullës ndalon makinën pranë parmakut të urës dhe … policia në kërkim

08:25 | 09/12/2025
Atentati në Rinas: Shoqërohet një person nga Fushë-Kruja si i dyshuar me dijeni për ngjarjen

Atentati në Rinas: Shoqërohet një person nga Fushë-Kruja si i dyshuar me dijeni për ngjarjen

22:39 | 09/12/2025
E quajti mosmirënjohës, Sany i kundërpërgjigjet Rozana Radit: Kam qenë falenderues

E quajti mosmirënjohës, Sany i kundërpërgjigjet Rozana Radit: Kam qenë falenderues

21:09 | 11/12/2025
U hodh nga ura më e lartë në Ballkan, nxirret nga gremina trupi i pajetë i nipit të Nehat Kullës

U hodh nga ura më e lartë në Ballkan, nxirret nga gremina trupi i pajetë i nipit të Nehat Kullës

09:11 | 09/12/2025




TË FUNDIT

Toney: Me Benitën jemi betuar në Zot për lidhje, por jemi të hapur për të tjerët që të futen në mes
Showbizz

Toney: Me Benitën jemi betuar në Zot për lidhje, por jemi të hapur për të tjerët që të futen në mes

by mirseda
22:56 | 12/12/2025
0

Në edicionin e sotem, afrimi mes Toneyt dhe Benitës zuri një hapësirë të rëndësishme në diskutimet e...

Kushtetuesja riktheu Ballukun në detyrë, botohet me urgjencë vendimi në Fletoren Zyrtare

Kushtetuesja riktheu Ballukun në detyrë, botohet me urgjencë vendimi në Fletoren Zyrtare

22:02 | 12/12/2025
Trump njofton armëpushim mes Tajlandës dhe Kamboxhias: Të dy vendet janë gati për paqe!

Trump njofton armëpushim mes Tajlandës dhe Kamboxhias: Të dy vendet janë gati për paqe!

20:35 | 12/12/2025
Bruksel, BE miraton ngrirjen e aseteve ruse për një kohë të pacaktuar

Bruksel, BE miraton ngrirjen e aseteve ruse për një kohë të pacaktuar

20:32 | 12/12/2025
Aksident në Kosovë, humbin jetën dy gratë e njohura të biznesit nga Shqipëria

Aksident në Kosovë, humbin jetën dy gratë e njohura të biznesit nga Shqipëria

20:19 | 12/12/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com