E shtunë, 23 Janar, 2021
10 C
Tirana

”Çdo minutë, dikush vdes nga Covid-19”/ OBSH e shokuar me situatën në SHBA

Organizata Botërore e Shëndetit, (OBSH) ka vlerësuar se situata epidemiologjike në SHBA është shokuese, duke marrë parasysh gjendjen në të cilën gjendet sistemi shëndetësor.

Drejtori i Departamentit për Situata të Jashtëzakonshme pranë OBSH-së, Mike Ryan, ka thënë se një e treta e sëmurëve në botë vijnë nga SHBA-të.

“Epidemia në SHBA është e tmerrshme, po përhapet kudo. Thënë të drejtën, të dhënat shokuese tregojnë se çdo minutë në SHBA vdesë një apo dy persona, kurse flasim për vendin me një sistem të fortë shëndetësorë dhe kapacitete të papara teknologjike”, u shpreh Ryan.

Ndërkohë, kreu i OBSH-së, Tedros Adanom Gebreyesus ka thënë se është duke pritur që të vendosë kontakte me ekipin trazicional të presidentit të ri të zgjedhur të SHBA-ve, Joe Biden.

Administrata e presidentit akual, Donald Trump, paralajmëroi se do të largohet nga OBSH-ja sepse është shumë e varur nga Kina dhe korrupsioni, kurse Biden ka treguar interesim që një vendim të tillë ta ndryshojë.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

E trishtë/ Ndërron jetë në moshën 35-vjeçare ish-sulmuesi

Ish-sulmuesi xhamajkan, Luton Shelton ka ndërruar jetë në moshën 35-vjeçare, për shkak të një sëmundje. Shelton ishte diagnostikuar në vitin 2018 me sëmundjen “ALS”, e...

Berlini përgatitet për konsultime me administratën Biden

Lehtësimi i jashtëzakonshëm u shpreh në Gjermani që kur Joe Bideni i fitoi zgjedhjet presidenciale. Kurse të mërkurën (20.01.), kancelarja Angela Merkel i shkroi...

Samsung u ngrit si një dyqan që shiste perime, dhe kuriozitete që nuk i dinit

Sistemi ligjor i Japonisë ka një normë dënimi prej 99 për qind. Peshkimi mbetet profesioni i dytë më i rrezikshëm i Shteteve të Bashkuara, pas...

Analisti: Basha do ketë Tiranën, ja kush do jetë drejtuesi i PD në Gjirokastër

Partia Demokratike ka emëruar drejtuesit politik në pjesën më të madhe të qarqeve, ndërkohë që janë ende për t’u zbuluar se cilët do të...

A do jetë sërish kandidat për deputet? Ja si përgjigjet Ervin Salianji

Ervin Salianji është shprehur se ekziston mundësia që ai të jetë kandidat për deputet në listën e Partisë Demokratike. I ftuar në “Zonë e lirë”,...