Politikë

“Çdo banesë është provë për hetimet”, Basha: Të mos prishet asnjë godinë


               Publikuar në : 15:08 - 03/12/19 B H

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka vizituar ditën e sotme banorët e prekur nga tërmeti në Sukth.

Në prononcimin e tij për mediat nga atje, Basha bëri thirrje që asnjë ndërtesë e prekur nga tërmeti të mos shkatërrohet pa kryer më parë një studim.

Kryeopozitari thekson se hetimet e Prokurorisë duhet të vijojnë dhe se abuzuesit duhet të dënohen. Sipas Bashës, procesi i vlerësimit të banesave të dëmtuara duhet të ecë me hapa më të shpejtë.

“Shembja e shpejtë e objekteve është kriminale. E para duhet studiuar se përse ndodhi dhe çfarë ndodhi. Betoni flet. Mënyra se si është shkatërruar një banesë  tregon gjithçka, që nga zbatimi i projekti deri tek kodet e ndërtimit.  Para se të shembet duhet të studiohet. Çdo objekt përbën sot e tutje provë materiale për hetimet penale. Ka përgjegjësi kjo punë. Janë 51 persona të hyrë në dhe. Dhe e treta duhet të nxirren orenditë sigurisht pa rrezikuar njerëzit. Fokusi ynë është të ndihmojnë njerëzit, Prokuroria  ka ligjin. Nëse Prokuroria merret zvarrë dhe kthehet në vegël ky është problem tjetër. Në do të mbështesim çdokënd. Të përshpejtohet procesi i vlerësimit. Ka më pak vlerësues në terren seç duhet të kemi. Mirënjohje për këtë që ndihmon, por tani shteti duhet të marrë përgjegjësi  për veprime të koordinuara”, deklaroi ai.

Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT