E diel, 2 Gusht, 2020
37 C
Tirana

“Çdo 31 korrik e kujtoj me sytë e lagur”, Rama homazh për të atin

Më të lexuarat

“Po kthehen në vatra potenciale”, Manastirliu bën thirrjen e rëndësishme

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu përmes një postimi në rrjetin social Facebook njofton se festat apo ditëlindjet po kthehen në vatra potenciale dhe si...

Pandemia/ Rëndohet gjendja shëndetësore e deputetit shqiptar, dërgohet me urgjencë në Turqi

Deputeti Enver Roshi është dërguar mbrëmë me urgjencë drejt Turqisë. Ai ka shfaqur probleme me mushkëritë, dhe për këtë arsye është nisur në Turqi. Numri...

Lubonja: Shqipëria po shkon drejt vendosjes së regjimit autoritar

Analisti Fatos Lubonja, për revistën e njohur franceze “Le Courrier Des Balkans” u shpreh se Shqipëria po ecën në drejtimin e gabuar, drejt regjimit...

Familja Rama me një mesazh të dytë për të afërmit dhe miqtë, ky është vendimi që kanë marrë

Zemra e nënës së kryeministrit Edi Rama pushoi së rrahuri mëngjesin e sotëm. Lajmin e trishtë e dha vetë kreu i qeverisë, përmes një...

OBSH bën paralajmërimin aspak pozitiv lidhur me pandeminë

Shefi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus së fundmi bëri një paralajmërim aspak pozitiv lidhur me pandeminë e koronavirusit. Ai theksoi se efektet...

‘Bir komunisti’/ Rama i përgjigjet Metës: Të të vijë turp, ti do harrohesh kurse ai jo

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas deklaratës së presidentit Meta, i cili tha se kryeministri është mburrur se është djali i komunistit që vari...

Pandemia/ Situata në Shqipëri vijon të jetë shqetësuese, publikohet bilanci

Situata në Shqipëri si pasojë e koronavirusit vijon të jetë shqetësuese! Së fundmi Ministria e Shëndetësisë ka publikuar bilancin e 24 orëve të fundit. MSH...

Ndërron jetë nëna e Edi Ramës, kryeministri bën dedikimin prekës

Ka ndërruar jetë në moshën 82-vjeçare e ëma e kryeministrit Edi Rama, Aneta Rama. Lajmi është dhënë në rrjetet sociale nga kryeministri, i cili...

Me mijëra persona marshojnë të revoltuar në Gjermani, arsyeja e protestës

Me mijëra vetë marshuan në Berlin të shtunën për të protestuar kundër masave të vendosura në Gjermani për të frenuar pandeminë e koronavirusit, duke...

“Fatkeqësisht dominojnë edhe moshat e reja”, mesazhi i fortë i mjekes

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka publikuar në rrjetin social Facebook, mesazhin e Dr. Migena Qato e cila shprehet se në spitalet COVID-19, fatkeqësisht...

Kryeministri Edi Rama ka bërë një homazh për të atin e tij, i cili ndërroi jetë 22 vite më parë më 31 korrik. Rama thotë se sot Kristaq Rama do të mbushte 88-vjeç, nëse një goditje fatale në zemër nuk do i merrte jetën.

Mes rreshtave, kreu i qeverisë tregon se humbja e të atit e solli në Tiranë, dhe i ndryshoi rrugëtimin teksa tregon se çdo 31 korrik e kujton me sytë e lagur dhe i del para buzëqeshja paqësore e tij.

Dhe në fund, kryeministri e mbyll me një mesazh të fortë. Ai rikujton fjalët e babait, ku në memorie i ka mbetur këshilla se në këtë jetë ka ardhur për të lënë kujtimin e tij.

Statusi

HOMAZH

IM ATË, KRISTAQ RAMA, mori emrin e gjyshit të tij, Kristaq Ramës së parë, që ishte një ndër patriotët firmëtarë të pavarësisë në Durrës, e ia kushtoi jetën e pasurinë hapjes së shkollave në gjuhën shqipe, në ato kohë kur gjuhës sonë amtare i kanosej fuqia e një armiqësie të madhe. Im atë sot do të mbushte 88, nëse një goditje fatale në zemër nuk do t’ia kishte ndërprerë befasisht rrugëtimin në këtë botë plot 22 vjet më parë, kur vdekja e tij më solli në Tiranë e më ndryshoi rrugëtimin tim.

Por kjo është një histori tjetër. Sot, si në çdo 31 korrik, kur unë e kujtoj me sytë e lagur tim atë, më rri përpara syve buzëqeshja e tij paqësore e pas çdo debati luftarak mes nesh gjatë viteve të rinisë sime të parë – kur unë flisja gjithnjë e më shumë dhe ai rezistonte gjithnjë e më pak. Prej meje, jetës sime në politikë, e cila nisi në ditën e funeralit të tij, arsyeja e mosarsyes politike ka sjellë shumë baltë mbi emrin e tim eti pas vdekjes. Por ajo buzëqeshje e shkrin dhe tret krejt baltën, mu si në çdo paradite feste kombëtare, kur qyshse për shkak të detyrës shkoj tanimë prej 20 vjetësh, tek Nëna Shqipëri a tek Heronjtë e Pavarësisë në Vlorë.

Lexo edhe :   “Para një muaji e takova për herë të fundit”, mikja e Aneta Ramës: Ishte zonjë e rrallë
Lexo edhe :   “Para një muaji e takova për herë të fundit”, mikja e Aneta Ramës: Ishte zonjë e rrallë

Pasi vendos kurorën, përulem dhe pastaj ngre kokën drejt lartësisë së veprave që ai la dhe nga qielli më vjen buzëqeshja e tij. Veprat do të jenë aty bashkë me emrin e Kristaq Ramës, kur ata që e kanë baltosur tërë këto vite do të jenë mbuluar me kohë e me vakt, nga pluhuri i një harrese përfundimtare pa kthim. Kishte të drejtë im atë, mos e harro asnjëherë, në këtë jetë ke ardhur për të lënë kujtimin tënd, tek fëmijët e tu, tek ata që të njohën vërtetë dhe në qofsh shumë i zoti, tek populli yt. Të tjerat i merr era dhe në fund edhe trupi i vetë njeriut erë bëhet.

#TëPAHARRUESHËM🙏

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Pandemia/ Tjetër bilanc tragjik në Kosovë

Situata nga koronavirusi në Kosovë vijon të jetë e rëndë, teksa shifrat e raportuara mbeten të larta. Gjatë 24 orëve të fundit, në vendin fqinj...

Nevoja për një manual kundër Edi Ramës, në raport me Perëndimin

Nga Mero Baze Beteja ndaj Edi Ramës dhe raporteve të tij me Perëndimin, ka nevojë për një fabul të qëndrueshme, e cila nuk duhet të...

Frika nga pandemia, Kyrgios tërhiqet nga “US Open”

Tenisti Nick Kyrgios ka njoftuar tërheqjen e tij nga turneu i “US Open” për këtë vit si pasojë e pandemisë së koronavirusit, në një...

Lirohet veterani i UÇK-së që u ndalua nga Policia e Shqipërisë

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj-Stublla, ka njoftuar se autoritetet e Shqipërisë, e kanë liruar ish-luftëtarin e UÇK-së, Murtez Kastrati, i...

Ekonomia gjermane: Vala e dytë e virusit do të ishte rrënim

Mbyllja rishtas e ekonomisë do të ishte më e dëmshme, se vala e parë e virusit. Ekonomia gjermane paralajmëron nga pasoja të paparashikueshme sociale...