E mërkurë, 13 Tetor, 2021
15.5 C
Tirana

Caroline u vra në gjumë/ Eksperti mjeko-ligjor: Gjithçka ndodhi në pak minuta

Zbardhen detaje të reja në lidhje me vrasjen e 20-vjeçares britanike Caroline, nga bashkëshorti i saj, Charalambos Anagnostopoulos, ngjarje që tronditi të gjithë Greqinë për javë me rradhë.

Media greke Kathimerini, ka publikuar raportin e autopsisë, sipas së cilës bëhet e ditur se Caroline është vrarë nga bashkëshorti teksa po flinte gjumë.

Sipas asaj që ka dëshmuar eksperti mjekësor në polici, vdekja e 20-vjeçares ndodhi midis orës 04:05 dhe 04:11, kur u regjistrua një rritje e mprehtë e rrahjeve të zemrës. Disa minuta më parë, në 03:58 të mëngjesit, rrahjet e zemrës së Caroline ishin normale për një person që po flinte gjumë.

”Nga vlerat që më përmendni, unë konsideroj që rrahjet e zemrës nga 48 në 58, e cila regjistrohet nga ora 01:41 deri në 03:51 në 11 maj 2021, korrespondojnë me një periudhë gjumi. E konsideroj të njëjtën gjë për regjistrimin në orën 03:58. Në orën 04:05 pulsi rritet me rreth 50 për qind, dhe besoj se në atë kohë personi ishte në një gjendje stresi shumë të fortë mendor ose fizik. Në orën 04:11 është regjistrimi i fundit i orës inteligjente dhe besoj se vdekja ndodhi në atë kohë. Nga nekopsia dhe autopsia kisha konkluduar se procesi i vdekjes në të vërtetë zgjati disa minuta, pra se vdekja nuk ishte e menjëhershme ”, thotë eskperti mjeko-ligjor në dëshminë e tij.

Artikulli i medias greke, Kathimerini
Artikulli i medias greke, Kathimerini

Dëshmia e pilotit: Mendova të zhduk trupin e gruas

Piloti 32-vjeçar grek është shprehur se ka menduar të zhdukë trupin e 20-vjeçares, pasi i druhej faktit se vajza e tyre mund të mbetej vetëm. “Një ndjesë e madhe për njerëzit që lëndova. E di që ka shumë pak vlerë. Ajo që bëra nuk justifikohet. Sjellja e saj me lindjen e fëmijës ndryshoi shumë. Ajo ishte bërë agresive. Natën e vrasjes Caroline tha “mos e sill vajzën, nuk e dua”.

Unë i thashë që ajo duhet të ngjitet lart dhe të flejë. Unë e mbaja fort që ajo të më dëgjonte. Ajo po dridhej. Pastaj e mbulova me jastëk. Ajo po dridhej derisa në një moment ajo ndaloi. U përpoqa ta zgjoja, por më kot. Mendova çfarë do të ndodhte me fëmijën tonë. Mendova ta zhdukja kufomën e saj. Pastaj për ta bërë sa më të besueshme ngjarjen, vrava qenin. Askush nuk do e merte me mend që atë e kisha vrarë unë nëse lëndoja qenin”, është shprehur Babis.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Sa do të shtrenjtohet energjia?

Qoftë për ngrohje, furnizim me karburant, apo për faturën e energjisë elektrike: konsumatorët duhet të paguajnë gjithnjë e më shumë para për energji. Cilat...

Si po tallet Sali Berisha me viganët e historisë

Nga: Pajtim Bello Sali Berisha, si në fillimet e 1991, kërkon të sëmbojë demokratët e Kukësit duke evokuar historinë e trevës së tyre. Sjellje tipike...

Mashtrimi me kreditë/Lihet në burg infermierja, lirohet bashkëpunëtorja

Gjykata e Tiranës ka lënë në fuqi vendimin "arrest me burg" për infermieren Elisabeta Bardhollari dhe "arrest shtëpie" për Orjada Hoxhën, pasi akuzohen për...

I mori jetën gruas në sy të foshnjes/Piloti 33-vjeçar nuk kishte bashkëpunëtor

Autoritetet greke kanë dalë në përfundimin, se në krim për vrasjen e 20-vjeçares Caroline Crouch në muajin maj në Greqi është i shoqi 33-vjeçar,...

Herët a vonë të gjithë do të thonë: E dua Doktoreshë Albanën

Nga: Lorenc Vangjeli Doktoreshë Albana Fico është një emër shumë i njohur në Tiranë. Në një kohë tjetër, ajo dhe shumë kolegë të tjerë si...