E enjte, 3 Dhjetor, 2020
14 C
Tirana

“Çarje si këtu s’kam parë askund”, eksperti rumun flet për pasojat e tërmetit

Më të lexuarat

“Je një shtrigë”, Rama nuk ia përton drejtoreshës së shkollës (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama ka inspektuar një tjetër shkollë në Durrës, e cila u rindërtua pasi u dëmtua nga tërmeti tragjik i 26 nëntorit të...

Nesër përfundon afati 3-javor për kufizimin e lëvizjes deri në orën 22:00

Ditën e nesërme do të marrë fund edhe kufizimi i lëvizjes deri në orën 22:00, i vendosur nga Komiteti Teknik i Ekspertëve 3 javë...

Prostitucion në qendër masazhi, si rekrutoheshin vajzat në rrjetet sociale

Blutë e Tiranës kanë goditur një tjetër rast të veprimtarisë kriminale në fushën e shfrytëzimit të prostitucionit, dhe përshtatjes së ambienteve për prostitucion. Në...

Luftë për trashëgiminë/ Zbulohet pasuria marramendëse e Maradonës

Të shumta kanë qenë dyshimet e ngritura së fundmi, për vdekjen e legjendës së futbollit, Diego Armando Maradona, teksa në Argjentinë kanë nisur edhe...

UEFA përzgjedh stadiumin ”Air Albania” për finalen e madhe europiane

Për herë të parë në histori Tirana dhe Shqipëria futet në hartën e zhvillimit të aktiviteteve më të mëdha europiane të futbollit. Edicioni i parë...

Nikollë Lesi: Rama ka blerë gazetarët VIP me thasë me euro, Gjekmarkaj shembull

Gazetari Nikoll Lesi, ka dalë në mbrojtje të kolegut të tij Agron Gjekmarkaj, për të cilin ka folur me superlativa. Në një shkrim në gazetën...

27 vite nga vrasja e Pablo Eskobar, trafikanti nr. 1 i të gjitha kohërave

Karrierën kriminale e nisi në rrugët e qytetit të tij Medelin, kur ishte adoleshent. Vidhte makina, gurrë varresh, cigare, apo rrëmbente njerëz në këmbim...

Kurohej në Turqi prej COVID-19, ja çfarë po ndodh me trajnerin Gega

Trajneri i Kukësit Skënder Gega, ia ka dalë të mposhtë koronavirusin dhe sot pritet të kthehet në Shqipëri. Tekniku i nënkampionëve të vendit, ka...

Brenda burgut ku po mbahen Thaçi dhe ish-komandantët e UÇK-së (FOTO)

Hashim Thaçi dhe ish komandantët e tjerë të UÇK-së ndodhen në Hagë, aty ku po presin që të nisin seancat e tjera të gjykimit....

Silva Bino: Nuk e kemi kaluar më të keqen, nesër mblidhemi me Komitetin Teknik

Shefja e epidemiologjisë në Institutin e Shëndetit Publik, Silva Bino tha se nesër Komiteti Shëndetësor do të mbajë një mbledhje për tu njohur me...

Inxhinieri rumun, Cezar Aanicai është shprehur se gjendja pas tërmetit në Shqipëri duket mjaft e rëndë.

I ftuar në rubrikën “Opinion” në News24, inxhinieri tha se çarje të mureve në ndërtesa si këtu nuk ka parë askund. Ai u shpreh se dëmtimet më serioze të ndërtesave i ka parë në zonën e Vorës.

Inxhinieri tregoi i habitur se shumica e ndërtimeve ishin mirë nga jashtë, por kishin dëmtime të mëdha nga brenda.

“Dua të qartësoj diçka, unë jam inxhinier strukturash. Kam pasur një aktivitet didaktik prej 25 vitesh e jam përfaqësues i qeverisë së Rumanisë, pjesë e Inspektoratit Shtetëror të Strukturave. Nuk jam sizmolog, që t’ju flasë nëse do të ketë lëvizje tektonike. Tërmetet në sipërfaqe janë të vështira dhe ky ishte një tërmet me sipërfaqe të pakët e ka pasur edhe pasoja të rënda. Çdo tërmet ka disa gjatësi valës, të cilat udhëtojnë me shumë kilometër. Tërmetet në Rumani lejojnë që strukturat të sillen në mënyra të ndryshme, sepse lëvizin sipas valëve. Në rastin e Shqipërisë, kemi pasur valë 10 km në thellësi e këto valë shkatërrojnë shpesh strukturat. Nuk kam parë kurrë çarje të tilla.

Kam parë ndërtesa që nga jashtë duken mirë, por në brendësi janë të shkatërruara. Mendoj se kontrolli rigoroz ka munguar. Në Vorë kam vënë re ndërtesa me shkatërrime të mëdha. Por ndërtesat e mira kanë mbijetuar. Në Shqipëri ka inxhinierë po ashtu tepër të mirë. Gjatë bisedës me inxhinierët, ata ishin shumë të mirë, por ka edhe gabime, gjë që ndodh edhe në Rumani. Kam parë një ndërtesë në Marikaj që më ka habitur nga zgjerimi i shkatërrimit. Tullat ishin shkatërruar thuajse totalisht. Terreni ishte ndërtuar mbi truall të dobët. Gabimet e bëra kanë bërë që të ketë pasoja. Ekziston një problem legjislativ që duhet rregulluar, në sensin e një kontrolli më të madh në cilësi në ndërtime. Por ka edhe ndërtime që janë bërë në rregull. Edhe në Rumani nuk është sistemi perfekt, por arrijmë të menaxhojmë situatën në momente të caktuara. Edhe Shqipëria edhe Rumania kanë kaluar në periudhën e komunizmit. Sistemi komunist, me gjithë problemet e veta patjetër, arriti që të ketë një sistem ndihmë që të përçojë siguri në ndërtesa, në vlerësimin e kualitetit. Kolonat janë më të rëndësishme sesa muret”, tha ai.

Lexo edhe :   Zyrtare/ Vijon ora policore, Komiteti i Ekspertëve nuk bën asnjë ndryshim
- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

“Tubimet politike”/Republikanët padisin Komitetin Teknik në Kushtetuese

Partia Republikane do të kontestojë në Gjykatën Kushtetuese vendimin e Komitetit Teknik anti-Covid, për të ndaluar tubimet politike. Partia Republikane e Fatmir Mediut, ka...

‘Hanë dreka e darka me paratë e shqiptarëve’/ Gjuzi: PS e le Kuvendin bosh

Edhe gjatë seancës së sotme nuk kanë munguar përplasjet mes deputetit Kujtim Gjuzi dhe kryetarit të Kuvendit, Gramoz Ruçit. Gjuzi u shpreh se kishte...

Rama mbledhje urgjente në Ministerialin e OSBE: Bëj thirrje për bashkëpunim

Kryeministri Edi Rama, në cilësinë e kryetarit të radhës në OSBE, ka marrë fjalën në nisje të Ministerialit të kësaj organizate. Rama u shpreh...

Vaksinat janë gati, por si do të shpërndahen tek miliarda njerëz?

Nga: Liz Breen & Sarah Shifling “The Conversation” Vaksina Pfizer/BioNTech, sapo është aprovuar për përdorim të gjerë në Britaninë e Madhe dhe qeveria ka urdhëruar...

E FUNDIT/ Kapshtica do qëndrojë e mbyllur deri në datën 14 dhjetor

Pika Kufitare e Kapshticës do të vijojë të jetë e mbyllur deri në datën 14 dhjetor. Në vijim të masave të marra nga qeveria...