E premte, 26 Shkurt, 2021
10 C
Tirana

Cape Idokopas, brenda pallatit 1.3 miliard dollarësh të Vladimir Putinit

Arrestimi i opozitarit të njohur rus Aleksei Navalni, ka risjellë në qendër të vëmendjes një nga skandalet për të cilat akuzohet presidenti rus Vladimir Putin. Cape Idokopas, një pallat super-luksoz buzë Detit të Zi, me koston marramendëse 1.35 miliardë dollarë.

Akuzat mbi të kanë qarkulluar që në vitin 2010. Skandali u denoncua nga biznesmeni Sergei Kolesnikov, dikur një mik i Putinit. Madje ai i dërgoi një letër të hapur presidentit të atëhershëm Dimitri Medvedev, duke denoncuar abuzimin me emrat konkretë.

Kolesnikov pretendonte ndër të tjera se pallati ishte ndërtuar nga kompania e miliarderit Aleskandër Ponomarenko, por

duke përdorur kryesisht fonde shtetërore. Resorti nisi të ndërtohej në vitin 2005, me stilin e arkitekturës italiane të Rilindjes. Ai përmban dhjetëra mijëra metra katrorë kazino, teatër dimëror, amfiteatër veror, një Kishë Ortodokse, pishina, terrene sportive, helikopterë, parqe të rregulluara, shtëpi çaji, apartamente për personelin etj.

Thuhet se Putini zotëron gjithsej 20 pallate luksoze, pak e shumë të ngjashëm me Cape Idokopas.

TIRANA TODAY

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Bardhi kallëzon Ballën në SPAK: Vartësit e tij kërcënojnë qytetarët për votën

Drejtuesi politik i PD në Elbasan, Gazment Bardhi, ka kallëzuar penalisht në SPAK rivalin e tij në këtë qark, Taulant Ballën. Gjatë intervistës në emisionin...

UNICEF sjell në Kosovë shiringa për vaksinën kundër Covid-19

Shefi i zyrës së UNICEF-it (Fondi i Kombeve të Bashkuara për Fëmijë) në Kosovë, Murat Sahin përmes një postimi në llogarinë e tij në...

Kush do i fitojë zgjedhjet e 25 prillit? Del sondazhi i IPSOS

Top Channel në bashkëpunim me gjigantin botëror të sondazheve, kompaninë IPSOS, publikon të dhënat e sondazhit për zgjedhjet e 25 Prillit në emisionin “Open”...

Studimi i ri: Ja çfarë ndikimi ka mbajtja e maskës në rrahjet e zemrës

Studiuesit në Spitalet Universitare Rainboë Babies & Children (UH Rainbow), botuan të mërkurën të dhënat e një studimit të ri, që tregon se mbajtja...

Çfarë fshihet pas dorëheqjes së Bamir Topit nga FRD? Bardhi zbardh detaje

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, njëherazi drejtues politik në Qarkun e Elbasanit, Gazment Bardhi, komentoi mbrëmjen e sotme largimin e Bamir Topit nga...