Shoqata Patriotike Çamëria ditën e nesërme me datë 24 shkurt në orën 12, ka organizuar një protestë në hyrje të bllokut të ambasadave në rrugën e Durrësit.
“Ne 24 shkurt ju ftojmë të gjithëve te bëhemi bashke për të protestuar para ambasadës greke, tek hyrja e bllokut te ambasadave në rrugën e Durrësit, sheshi “Adem Jashari. Ne orën 12 , te shtunën ne 24 shkurt, Ne duhet te jemi te gjithë aty, që ti tregojmë Greqisë dhe të gjithë ndërkombëtarëve që Çamëria nuk shuhet, se jemi gjallë dhe në këmbë…”- shkruan Shoqata Patriotike Çamëria
Ministri i Jashtëm grek, Nikos Kotzias, në një letër përgjigje drejtuar deputetit Haris Theoharis, bëri me dije se Greqia kërkon që të mos përmendet më Çamëria në tekste shkollore.
Duke iu referuar takimit të fundit të komisionit dypalësh për rishikimin e teksteve shkollore, zhvilluar më 18 janar 2018 ministri i Jashtëm grek shkruan:
“Pala greke insistoi në heqjen e kapitullit “Treva shqiptare në Greqi”, që është i papranueshëm dhe ofendues. Ka kërkuar gjithashtu heqjen e referimeve dhe hartave ku zona gjeografike greke paraqiten si “Çamëri” dhe të cilat për fat të keq dëshmojnë se shteti shqiptar mbetet i mbërthyer në koncepte anakronike nacionaliste, të cilat në radhë të parë i bëjnë dëm vetë Shqipërisë”.