E shtunë, 12 Qershor, 2021
27.5 C
Tirana

Caktohet data kur do mblidhet Kuvendi për shkarkimin e Metës

Në datë 9 qershor në orën 10:00, pritet që të mblidhet Kuvendi në seancë parlamentare për të vendosur në lidhje me nismën e mazhorancës për shkarkimin e Metës.

Në datën 8 maj, Kuvendi i Shqipërisë me iniciativë të 49 deputetëve të PS ngriti një Komision Hetimor, i cili kishte si objekt dhe mision hetimin e veprimtarisë së presidentit Meta, para gjatë fushatës dhe heshtjes zgjedhore sa i takon zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit.

Komisioni votoi një raport përmes të cilit do t’i kërkojë Parlamentit të Shqipërisë, që të votojë pro shkarkimit të kreut të shtetit, Ilir Meta nga detyra.

Njoftimi i Kuvendit

Konferenca e Kryetarëve caktoi datën e votimit të kërkesës për shkarkimin nga detyra të Presidentit të Republikës. Nën drejtimin e Kryetarit të Kuvendit, z. Gramoz Ruçi, u zhvillua mbledhja e Konferencës së Kryetarëve.

Konferenca vendosi që seanca plenare për shqyrtimin e kërkesës së një grupi deputetësh për shkarkimin nga detyra të Presidentit të Republikës, të zhvillohet në datën 9 qershor, ditën e mërkurë, në orën 10:00.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Të shtëna me ar*ë në SHBA, 13 të plagosur, autori ende i lirë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur të Teksas të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku një person ka shtënë me armë duke lënë të...

Përmbyset autoboti me naftë në Elbasan, bllokohet shoferi

Një autobot me karburant është përmbysur mesditën e sotme në aksin rrugor Elbasan-Librazhd, pranë fshatit Xibrakë. Sipas informacioneve paraprake, mësohet se shoferin e ka zëne...

Shpërthimi i kontrolluar i ‘gjobës’ Becchetti

Nga: Agim Baçi Dikur qarkullonte në internet një letër që një vajzë i dërgonte së ëmës, e cila në thelbin e saj lidhej me gjetjen...

Uells-Zvicër/ Pjesa e parë pa gola, portierët vendimtarë me pritjet e tyre

Ka përfunduar me rrjeta të paprekura, pjesa e parë e ndjeshjes midis Zvicrës dhe Uellsit. Një 45 minutësh ku spektakël dhuruan portierët e skuadrave...

Vrasja e 20-vjeçares në Greqi, zbulohet makina me të cilën janë larguar autorët

Zbardhen detaje të reja në lidhje me vrasjen e 20-vjeçare britanike Caroline, e ndodhur pak javë më parë në Greqi. Në emisionin e gazetarit grek...