E martë, 20 Tetor, 2020
21 C
Tirana

Cakaj: Shqipëria, e gatshme të nisë zhbërjen e kufirit me Kosovën

Më të lexuarat

Italia e gjunjëzuar nga koronavirusi, regjistron shifra alarmante. Masat e reja

Italia është e gjunjëzuar nga koronavirusi. Pas rritjes së numrit të rasteve të reja, Italia do t’i ashpërsojë masat kundër covid-19. Të dielën mbrëma,...

A do të ketë një mbyllje të dytë? ISHP në prag të masave të forta shtrënguese

Autoritetet në Shqipëri kanë përsëritur gjatë ditëve të fundit se gjithmonë po tentohet që Shqipëria të mos izolohet, ndërsa pasojat do të ishin fatale....

Një izolim i dytë nga koronavirusi? Rrakacolli tregon skenarët

Rritja alarmante  e rasteve të reja me Covid-19 ditët e fundit në vend, ka shtuar frikën te qytetarët se mund të ketë një izolim...

Makina e gazetarit shqiptar bëhet shoshë nga plumbat, dalin pamjet e rënda

Gazetari i portalit “Reporteri” në Kosovë, Shkumbin Kajtazi, gjatë mesnatës është përballur me një sulm të rrezikshëm. Ndaj mjetit të tij është qëlluar me rreth...

“Shqipëria do të izolohet më 23 tetor”, Alfred Cako bën parashikimin e frikshëm

Konspiracionisti Alfred Cako ka bërë një parashikim të frikshëm, ku sipas tij, vendi ynë do të përjetojë një karantinë të dytë. Ndonëse ende nuk...

Naftëtarët refuzojnë Ramën: Nuk dalim nga greva pa ardhur këtu e pa marrë pagat

Grevistet naftëtarë nuk kanë vonuar përgjigjen për kryeministrin Edi Rama, pas ftesës së këtij të fundit për bisedime. Ata nuk e pranuan thirrjen e tij,...

Bum infektimesh në Shqipëri, 3 të vdekur nga koronavirusi në 24 orët e fundit

Situata me pandeminë në Shqipëri nuk po njeh shenja përmirësimi. Edhe ditën e sotme ka patur një bum të infektuarish. Tre persona kanë humbur jetën...

Shtëpi 500 mijë euro në Palasë? Basha i përgjigjet Braçes

Kreu i PD-së Lulzim Basha ka reaguar pas akuzave të zv.kryeministrit Braçe se ai ka blerë shtëpi në Palasë në vlerën e 500,000 eurove. Basha...

Meta me tone të ashpra ndaj Bashës: Thuaji popullit tënd që je peng dhe vazhdo

Deklarata e kreut të PD, Lulzim Basha se Meta për opozitarin, aq sa unë bëj presidentin, ka sjellë reagimin e ashpër të kreut të...

Specialisti shqiptar thotë se virusi do zhduket, nëse mbajmë maska për 6 javë

Çdo ditë e më shumë mjekët kërkojnë nga ana e qytetarëve disiplinim dhe mbajtjen e maskave, si një mënyrë për të penguar transmetueshmërinë e...

Shqipëria është e gatshme të zhbëjë kufirin me Kosovën, ka deklaruar sot në Prishtinë, ministri në detyrë për Evropë dhe Punë të Jashtme i Republikës së Shqipërisë, Gent Cakaj.

Këto komente ai i bëri gjatë takimit me Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi. Ky i fundit, i kishte propozuar qeverisë së Shqipërisë që së bashku ta heqin kufirin me Kosovën.

“Do të ishte mrekulli që viti 2020 të fillojë me vendimin për heqjen e kufirit dhe doganës mes shtetit të Kosovës dhe Shqipërisë, për çka e ftoj mikun tim kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama që të merr këtë vendim”, pati deklaruar Thaçi në një konferencë për media në fund të dhjetorit të vitit, 2019.

Përgjigja nga Shqipëria, atij i erdhi përmes ministrit Cakaj i cili tha se edhe Tirana zyrtare pajtohet që kufiri të zhbëhet.

“Jemi të gatshëm të nisim punën për zhbërjen e kufirit. Duhet të jetë më shumë çështje e hapave teknik, sesa e diskutimeve politike”, tha Cakaj.

Sipas tij, Shqipëria dhe Kosova kanë bashkëpunim në shumë fusha, por ai bashkëpunim, sipas tij, duhet të jetë maksimal.

Një angazhim të veçantë në politikën e tij të Jashtme, Cakaj tha se ia kushton edhe vendosjes së ambasadave të përbashkëta të Kosovës dhe Shqipërisë.

Ndërkohë, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi tha se ministri Cakaj, i cili është nga Kosova, i ka dhënë një shpirt të ri të afirmimit të shtetit të Kosovës në botë.

“Edhe tash ku po fillojmë me një fazë të re të zhvillimit ekonomik dhe perspektivës euroatlantike qe në fokus në Bashkimin Evropian dhe me fokus në Integrimet Evropiane”, tha Thaçi.

Gjatë kësaj vizite, ministri Cakaj ka në agjendë edhe takimet me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, kryetaren e Kuvendit, Vjosa Osmani dhe ministrin e Jashtëm, Glauk Konjufca.

Lexo edhe :   Tregim mbi anijen në rërë
Lexo edhe :   Bum infektimesh në Shqipëri, 3 të vdekur nga koronavirusi në 24 orët e fundit

Kosova dhe Shqipëria kanë nënshkruar 77 marrëveshje, por të cilat, në masë të madhe nuk kanë gjetur zbatim.

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi, ka shkruar në rrjetin social Facebook, se në bashkëpunimin ekonomik ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë, ende vazhdojnë të paraqiten barriera.

“Pas Serbisë, Shqipëria mbetet vendi me më së shumti barriera jo-tarifore për produktet nga Kosova. Produkte të caktuara kosovare më lehtë eksportohen në Skandinavi sesa në Shqipëri. Niveli i këmbimeve tregtare mes dy vendeve, është jo më shumë se këmbimet mes dy kompanive mesatare evropiane”, ka shkruar Rukiqi.

Kosova dhe Shqipëria i kanë filluar takimet e përbashkëta në nivel të qeverive që nga viti 2014.

Deri më tani janë mbajtur pesë takime të përbashkëta. Sa u përket marrëveshjeve, është thënë se qëllimi i tyre është një qeverisje e përbashkët strategjike me një vizion euroatlantik.

Por, përtej këtij zotimi, përplasjet në mes dy qeverive kanë filluar pas qëndrimeve të kundërta rreth projektit të quajtur, “Mini-Shengeni” ballkanik.

Liderët e vendeve të Ballkanit Perëndimor, konkretisht Shqipëria, Serbia e Maqedonia e Veriut, pa Kosovën, kanë nënshkruar një deklaratë të përbashkët, e cila bazohet në zbatimin e lëvizjes së lirë të mallrave, kapitalit, njerëzve dhe shërbimeve.

Të gjitha takimet e deritashme, i kishte refuzuar Kosova. /Rel

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Ministri i Jashtëm grek: Do e zgjidhim bashkë çështjen e ligjit të luftës

Ministri i Jashtëm grek, Nikos Dendias po zhvillon një vizitë zyrtare në Tiranë. Pas përfundimit të takmit me kryeministrin Edi Rama, Dendias tha në konferencën...

Së shpejti, mbledhje e përbashket e dy qeverive Shqipëri-Greqi

Së shpejti, do të ketë një mbledhje të përbashkët të qeverisë së Shqipërisë dhe asaj të Greqisë. Kështu bëri të ditur kryeministri Edi Rama, gjatë...

Detaji/ Kryeministri Rama me kollare kuqezi në takimin me ministrin grek

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar sot një takim me ministrin e Jashtëm të Greqisë, Nikos Dendias. Pas mbarimit të takimit, Rama dhe Dendias kanë dalë...

Rama: Shqipëria dhe Greqia do i drejtohen drejtësisë ndërkombëtare për detin

Kryeminstri, Edi Rama tha sa çështja e detit me Greqinë, do t’i lihet  drejtësisë ndërkombëtare për të vendosur pikat mbi i. Deklaratën, Rama e dha...

Abuzim me tendera, SPAK arreston ish-drejtorin e Prokurimeve të OSHEE

Policia e Tiranës ka kryer ekzekutimin e urdhërarresteve për disa zyrtarë të OSHEE-së, me urdhër të SPAK-ut. Në pranga ka rënë, ish-Drejtori i Prokurorimeve të...