E mërkurë, 30 Shtator, 2020
15 C
Tirana

Bylykbashi: Çfarë synojmë me votimin biometrik

Më të lexuarat

Rindizet ashpër konflikti ushtarak Armeni-Azerbajxhan, shpallin gjendjen e luftës

Një nga konfliktet më të vjetër në botë, mosmarrëveshja territoriale midis Armenisë dhe Azerbajxhanit ka shpërthyer sërish. Përleshjet kufitare shpërthyen të dielën në mëngjes,...

“Nxore në pritë Azem Hajdarin”/ Fatos Klosi reagon pas akuzave të Berishës

Ish-kreu i SHIK, Fatos Klosi ka reaguar pas deklaratave të mbrëmshme të ish-kryeministrit Berisha lidhur me ekzekutimin e Azem Hajdarit. Berisha akuzoi Klosin se ai...

Artan Hoxha i publikon videon e rëndë Berishës, e nxjerr ‘blof’ për ekzekutimin e Azem Hajdarit (VIDEO)

Gazetari Artan Hoxha i ka publikuar një video ish-kryeministrit Berisha, duke e nxjerrë ‘blof’ për deklaratat që bëri mbrëmjen e djeshme në emisionin "Opinion",...

Turqia rrëzon avionin armen në Azerbajxhan

Armenia akuzon Turqinë se ka rrëzuar një prej avionëve të saj, gjatë konfliktit me Azerbajxhanin. Ministria e Mbrojtjes e Armenisë pretendon se avioni i tyre...

“Ku i çuat paratë që iu dha bota?”, Rama i kërkon ndjesë ndërkombëtarëve, sqaron kush i administron fondet

Kryeministri Edi Rama ka folur në programin e financimit të BE-së për restaurimin dhe rrjetëzimin e monumenteve të kulturës të dëmtuara nga tërmeti i...

Kush e nxori në pritë Azem Hajdarin? Berisha jep emrin

Ish-Kryeministri Sali Berisha tha në 'Opinion' se Azem Hajdari u nxor në pritë nga Fatos Klosi, në atë kohë kreu i Shërbimit Informativ Shtetëror. Sipas...

“I thashë të zhdukej për 6 muaj”, Berisha rrëfen detaje të reja lidhur me ekzekutimin e Azem Hajdarit

Ish-kryeministri Sali Berisha ka zbuluar detaje të tjera lidhur me ngjarjet që kanë ndodhur para ekzekutimit të liderit të lëvizjes studentore, Azem Hajdari. Në një...

Sondazhi për djemtë e preferuar në “PërPuthen”, fituesi i surprizon të gjithë

Një sondazh i produksionit “PërPuthen” ka nxjerrë Armand Ferhatin si djalin më të pëlqyer nga pjesëmarrësit në spektakël. Edhe pse ai nuk ka qenë një...

Konflikti në Kaukaz/ Berisha në kah të Azerbajxhanit: Po çliron tokat e pushtuara nga Armenia

Ish-kryeministri Sali Berisha ka folur rreth luftës që ka nisur mes Armenisë dhe Azerbajxhanit, ku deri më tani janë shënuar dhjetëra viktima. Përmes një postimi...

Gruaja e Lefter Zhidrus tregon si ka lindur konflikti me fqinjët

Bashkëshortja e 71-vjeçarit, Lefter Zhidru, i cili u ekzekutua pak ditë më parë nga RENEA, ka treguar se si ka lindur konflikti me fqinjët. E...

Përfaqësuesi i PD-së në Këshillin Politik, Oerd Bylykbashi, ka qenë sot i ftuar në studion e News24, në rubrikën “Opinion” për të folur për dakordësinë e arritur dje për administrimin e zgjedhjeve dhe votimin biometrik.

Bylykbashi tha se ka ende propozime dhe diskutimet që nuk janë finalizuar, por e cilësoi votimin biometrik një pengesë për mbushjen e kutive me vota të pavërteta. Ai theksoi se depolitizimi i administratës zgjedhore do të jetë gradual.

Bylykbashi shpjegoi edhe pse opozita pranoi që komisionet të jenë në të njëjtin status, duke akuzuar maxhorancën se donte t’i kapte 5 me 2.

“Dje u arrit të mbylleshin elementë të rëndësishëm. Ajo marrëveshje është më e gjerë. Ka pasur diskutime, ka propozime por nuk janë finalizuar. Duke iu referuar dakordësisë dje na duhet të vendosim që kodi zgjedhor të ketë përcaktimet për votimin biometrik, ndarjen e KQZ dhe si do të ruhen garancitë kushtetuese nëpërmjet komisionet zgjedhore. Komisionet zgjedhore për zgjedhjet e ardhshme mbetet siç kanë qenë. Ndryshimi do të jetë për zgjedhjet pas tyre. Atëherë do të aplikohet formula e re që do të shkohet drejt depolitizimit. Por depolitizimi do të jetë gradual.

Komisionet janë të caktuara nga partitë politike. Nga viti 2003 e këtej nuk ka pasur konflikte për komisionet zgjedhore. U zhduk konflikti kur komisionet u balancuan. Edhe tentativa e fundit ishte që qeveria t’i kapte 5 me 2. Ne nuk rindezim konfliktin politik, marrim masa që në zgjedhjet e tjera të ndryshojnë. Këto komisione do të vijojnë të bëjnë detyrën e tyre. Do fusim garanci shtesë,. Identifikimi biometrik është një nga garancitë shtesë. Sot kutitë e votimit mbushen fshatshe. Ka votim familjar. I mbushin komisionerët në fund të ditës apo votohet dhe me karta false identiteti. Identifikimi biometrik pengon mbushjen e kutisë me vota të pavërteta. Nqs e realizojmë 100% është një arritje e jashtëzakonshme. Në të gjitha QV do jetë një pajisje e thjeshtë identifikimi dhe votuesi do jetë i pajisur me një dokument. Pajisja do jetë e pajisur me të dhënat dhe foton e votuesit. Nënshkrimi do të bëhet me gjurmën e gishtit dhe do të verifikohen pa diskutim të gjitha gjurmët e gishtit. Ka një vlerë ajo. Sigurisht bie në raport me situatën aktuale por kur të shkojë në një komision tjetër komisionerët e shohin se ka shenjën. pajisja është shumë e thjeshtë, mban gjurmën e çdo zgjedhësi. Nëse tenton, njerëzit thonë po sikur të votoj me kartën e një emigranti, do lërë gjurmën e tij dhe kur të shkojë për të votuar në emër të tij, do jetë sërish me të njëjtin gjurmë. Atëherë ai shkon në burg”, deklaroi Bylykbashi.

Lexo edhe :   Emrat/ 53 kandidatët që kualifikohen për organet drejtuese të KQZ
Lexo edhe :   Gara për KQZ-në e re, Komisioni i Posaçëm nis “filtrimin” e 53 kandidatëve

Sa i përket deklaratës së opozitës parlamentare dhe kushteve të vendosura për votën e emigrantëve, Bylykbashi tha se do ketë dispozita që i hapin rrugë votimit të emigrantëve por evidentoi një dështim të qeverisjes. “Do bënë në pah një dështim të qeverisë, qeveria nuk ka bërë gati ende regjistrin e emigrantëve jashtë vendit. Pa u regjistruar në këtë regjistër nuk mund të marrë të drejtën e votimit”, tha ai.

Bylykbashi theksoi se tentativa (nga maxhoranca) ishte flagrante agresive që të kapte komisionet zgjedhore, t’i bënte 5 me 2 në gjithë Shqipërinë. “Sot gjysmën e ka maxhoranca, gjysmën opozita. Donte t’i merrte maxhoranca të gjitha, në QV, në KQZ e VNV. Ne kishim propozuar dje që 3 komisionerët jo politikë të mos jenë nga administrata publike dhe pas këtyre zgjedhjeve kryetari i komisionit të qendrës së votimit nuk do të vijë kurrë nga administrata publike, qoftë PD apo PS. Ne e bëmë këtë propozim, kur Rama e pa që nuk i jepte atë që donte u dorëzua tek administrata. Kemi pranuar që pas këtyre zgjedhjeve do futet modeli i ri. Edhe ODIHR e përshëndeti këtë qasje”, tha Bylykbashi. /“BalkanWeb”.

 

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Fuqitë e mëdha dhe konflikti mes Azerbajxhanit dhe Armenisë

Çfarë e bëri të rishpërthejë konfliktin për Nagorni Karabakun? Ekspertët mendojnë se kjo mund të ketë lidhje me gjendjen e përkeqësuar ekonomike në Azerbajxhanin...

Tre simptomat që në 85% të rasteve konfirmojnë nëse jeni infektuar me koronavirus

Instituti i Shëndetit Publik në Britaninë e Madhe ka sqaruar se cilat janë 3 simptomat kryesore, që në 85% të rasteve konfirmojnë se një...

Emërohet kryeministrja e parë femër e këtij shteti afrikan

Presidenti i Togos (shtet në Afrikë), Faure Gnassingbe emëroi sot kryeministren e parë femër të vendit, Victoire Tomegah Dogbe. 60-vjeçarja zëvendëson Komi Selom Klassou, i...

“Ndaloni sulmet”, Putin telefonon kryeministrin armen

Presidenti rus, Vladimir Putin, i ka kërkuar kryeministrit armen, Nikolla Pashinyan, që të ndalojë sulmet ndaj Azerbajxhanit. Putini theksoi nevojën urgjente për një armëpushim dhe...

Situata nga pandemia/ Manastirliu: Kemi numrin më të ulët të infektimeve në rajon

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, ka deklaruar se pavarësisht se shifrat e përditshme të infektimeve janë të larta, ato janë brenda parashikimeve. E ftuar në...