Kryeministri Edi Rama ka nisur dëgjesat publike për buxhetin e qytetarëve për Tiranën dhe Shqipërinë.
Edi Rama: Paqja fiskale, hap i rëndësshëm për sipërmarrjen. E kemi në projektin e ri të buxhetit, çdo kompani ka mundësinë të merret vesh me administratën tatimore për të përcaktuar në mënyrë të ndershme për rritjen e të ardhurave dhe për të rënë dakord për tatimin mbi fitimi. Kështu shmangin kontrollet, vijojnë punën pa ngarkesa të tjera të natyrës burokratike dhe qeveria do të jetë në gjendje të ketë një stabilitet në mbledhjen e të ardhurave. Kjo rrit ekonominë dhe sjell mundësi të investohet më shumë.
Do të rriten dhe investimet në infrastrukturë, shëndetësi, arsim e me radhë. Projekti i buxhetit, është një projekt që shpreh në të gjithë aktitekturët e tij atë që thash, rritjen e ekonomisë, qendrueshmërinë e saj dhe mundësinë për të shpërndarë më shumë.















