Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj tha se Këshilli Bashkiak ka miratuar kredi të buta për 850 familje, që kanë ardhur në kryeqytet.
Gjatë prezantimit të buxhetut për vitin e ardhshëm, Veliaj u shpreh gjithashtu se strehimi i familjeve të reja apo i familjeve të prekura nga tërmeti, do të jetë fokusi kryesor.
Erion Veliaj: “Lajmi më i mirë sot për buxhetin, por që lidhet me rininë dhe çiftet e reja, ka të bëjë me 850 kredi të buta, të cilat do i japim në këtë raund të parë për 850 familje të reja, që kanë ardhur në Tiranë me aspirata e ëndrra të mëdha, për çifte të reja që kanë mbaruar Universitetin dhe sapo kanë filluar punë këtu. Strehimi i familjeve të reja apo i familjeve të prekura nga tërmeti do të jetë refreni i këtij viti”.