Busti i Skënderbeut/Spahiu: Kanë ëndërruar që të jetë më i gjatë se Rama

Dje në Prizren u inaugurua shtatorja e bronztë e “Gjergj Kastriotit- Skënderbeu”. Në Ditën e Flamurit, ditëlindjen e komandantit “Adem Jashari”, dhe daljen e parë publike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, u kujtuan dëshmorët e vendit, ku u tha se rrugëtimi i tyre duhet të shërbejë si shembulli më i mirë për vendin.

Ish-kreu i Aleancës Kuq e Zi, ka komentuar bustin e Skënderbeut. Në një postim në rrjetet sociale, Spahiu shkruan se shqiptarët kanë ëndërruar që Gjergj Kastrioti ka qenë më i gjatë se Edi Rama. Sipas tij, heroizmi nuk buron nga bukuria apo gjatësia.

Statusi

Ky është busti Skënderbeut që u vendos dje në Prizren. Ka plas debati pse e kanë nxjerr 1.90 metra të gjatë.

Shqiptarët kanë ëndërruar që Gjergj Kastrioti ka qenë më i gjatë se Edi Rama. Fantazojnë që ishte 2.10 metra.

Harrojnë që Napoleon Bonapart ishte 1.63 metra dhe kalojë çdo legjendë në historinë e botës.

Heroizmi nuk buron nga bukuria apo gjatësia o popull.