E enjte, 28 Tetor, 2021
5.5 C
Tirana

Bushi: Përqendrim dhe sakrificë për të përballuar kundërshtarët

Në konferencën për shtyp të prezantimit të listës së grumbullimit të lojtarëve, trajneri i Kombëtares U-21, Alban Bushi është shfaqur në konferencën për shtyp duke deklaruar se Kombëtarja Shpresa nuk duhet të nënvlerësojë asnjë skuadër:

Grumbullimi i lojtarëve – “Gjithmonë do të marrë lojtarë që janë më në formë. Nuk mund të marrë lojtarë që është në kampionatin shqiptar dhe që është dobët dhe të lë jashtë dhe që luan më mirë, por gjithsesi kampionati shqiptar është më afër e shohim pothuajse çdo javë dhe fokusi ynë është këtu. Kemi munduar që të bëjmë një miks, siç kemi bërë gjithmonë që të nxjerrim më mirë nga kjo ndeshje”.

Andorra – “Ne duhet të marrim tre pikë me Andorrën që është një ndeshje shumë e rëndësishme për ne.”

Humbja me Çekinë – “Ne vijmë nga një humbje shumë e turpshme dhe jo e mirë. Nga një humbje e hidhur, por bëhen më të hidhura kur mbaron ndeshja dhe kur e ndjen se nuk ke dhënë maksimumin, si ajo ndeshje ndaj Çekisë kur humbëm 4-0. Besoj që pas 10 minutash mbaroi gjithçka. Nga kjo humbje kemi nxjerrë shumë mësime, gjithmonë humbjet nga njëra anë kanë gjërat pozitive sepse ti mëson se ku ke gabuar për të kuptuar për të ardhmen.”

Grupi – “Grupi nuk është i plotë që nga fillimi eliminatoreve deri tani, grupi ka qenë me shumë mungesa dhe me vajtje të shumtë në ekipin e parë dhe të shumtë kanë qenë që kanë shkuar me trajnerin Reja. Gjithsesi edhe me moshat e vogla që kemi marrë jemi munduar që të bëjmë më të mirën.”

Marko Alia – “Ne gabuam të gjithë nuk gaboi Marko Alia. Gabimet janë pjesë e lojës, po nuk gabove i bie të mos fitojë asnjëri. Alia ka pasur arsye personale, më ka telefonuar, nuk ndihet mirë për momentin do të fokusohet tek ekipi i tij. E kam thënë gjithmonë që gabimet janë shumë të këqija kur janë gabime në mendim, jo gabime teknike. Ai ishte një gabim teknik, ata janë të rinj janë të vegjël, po nuk gabuan nuk do të mësojnë. E rëndësishme është që mos të gabojnë në mendim, jo gabim teknik.”

Miqësorja me Bullgarinë – “Për miqësoren me Bullgarinë duhet të kthehemi shumë muaj pas, tani unë i kam harruar ato. Unë jam gjithmonë që pas ndeshjes duhet të harrojmë dhe humbjet dhe fitoret. Edhe humbjen e kemi harruar, por edhe fitoret i kemi harruar edhe pse në të kaluarën kemi fituar shumë.”

Objektivat – “Jemi i vetmi ekip Shpresa që jemi klasifikuar në vendin e tretë dhe kemi marrë 14 pikë. Do të tentojmë të bëjmë këtë ecuri, por edhe më mirë. Kanë kaluar vetëm 2 ndeshje, të dyja të luajtura jashtë kem i fituar në Andorra, kemi humbur në Çeki dhe jemi brenda objektivave.”

Alternativat – “Deri sa janë 25 lojtarë, alternativat janë edhe më shumë. Nuk është se kemi grupin më të mirë, kemi pasur mungesa gjatë gjithë kohës. Kishim menduar më ndryshe në fillim të eliminatoreve, por këto janë gjëra që ndodhin në futboll prandaj jemi ekip kombëtar që të shohim dhe lojtarë nga e gjithë Europa. Është një grup i ri dhe pothuajse janë një grup të ri.”

Stërvitjet – “Ekipi Shpresa në çdo ndeshje ka pothuajse lojtarë të rinj dhe është e vështirë që të ambjentohen me njëri-tjetrin sepse janë shumë pak stërvitje. Ne kësaj radhe kemi një stërvitje zyrtare, në kuptimin që ndeshja është ditën e dielë dhe lojtarët do të luajnë, ditën e hënë do të bëjnë rikuperim dhe ditën e martë do të bëjnë një stërvitje, mundet dhe dy brenda ditës dhe mbaron sepse ditën e mërkurë është stërvitja përpara ndeshjes sepse është më e lirshme. Me një stërvitje lojtarët duhet të jenë shumë të aftë, duhet të kuptojnë shumë shpejt strategjinë time që mos të kemi probleme në lojë.”

Kundërshtarët – “Anglia është e fortë dhe nuk është e fortë. Futbolli luhet 11 me 11. Unë u bëra shumë vite këtu si trajner i Shpresave, i kam parë pothuajse nga të gjitha ekipet, nga Italia dhe Spanja, thjesht duhet përqendrim i madh dhe sakrificë për të përballuar kundërshtarët të nivelit të mirë dhe asaj të dobët. Ekipi i Andorrës mund të vijë këtu dhe mund të shënojë 5 gola nëse nuk je i përqendruar dhe nuk jep maksimumin. Ne si ballkanas e kemi pak tipin që i nënvlerësojmë ekipet e vogla. Nuk duhet të nënvlerësojmë asnjë ekip. Nëse nuk je i mobilizuar të mund një ekip i 15-vjeçarëve dhe jo më Andorra.” /PanoramaSport.al

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Debate në Kuvend/Rushaj: Të diskutojmë për Krujën, Balla: Jo debate kafenesh

Helmimi i qytetarëve në Krujë është kthyer në një "mollë sherri" mes kreut të grupit parlamentar të PD-së, Alfred Rushaj dhe kreut të grupit...

Naftëtarët e Ballshit mblidhen para uzinës: Të opozitës vinë vetëm për votat

Naftëtarët e Ballshit janë mbledhur paraditen e sotme para uzinës në një tubim, pasi ende nuk ka një vendim se çfarë do të bëhet...

Pse askush në PD nuk po gëzon për “kandidaturën” e Sali Berishës?

Nga: Mero Baze Sali Berisha shpalli për herë të tretë kandidaturën e tij për të qenë në krye të Partisë Demokratike. Herën e parë më...

“Foltorja sjell largimin e Bashës e Ramës”, Topalli mbështet Berishën

Ish-kryeparlamentarja, Jozefina Topalli, ka deklaruar se “Foltorja” e Sali Berishës ishte iniciativa më e mirë që mund të ndodhte nga lideri historik i demokratëve....

“35 mijë euro kush vr*t Albin Kurtin”, policia rrethon banesën e kryeministrit

Forca të shtuara të policisë kanë qëndruar pranë shtëpisë së kryeministrit Albin Kurti, pas informacioneve për kërcënim. “Kryeministri Kurti është kërcënuar. Për këtë arsye,...