E premte, 15 Janar, 2021
6 C
Tirana

Bushati: Rama po bën të pëlqyerin e Greqisë dhe të bindurin e Erdoganit

Takimi i Ramës në Turqi dhe ai i nesërmi në Greqi ka bërë bujë në mediat turke dhe greke, por më së shumti në mediat tona.

Analisti Andi Bushati tha sot në “Open” se Rama po bën thjesht korrierin, të pëlqyerin e Mitsotaqis dhe të bindurin e Erdoganit.

Nga ana tjetër, kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi tha se Rama është tepër i vogël për të bërë gjëra të mëdha, dhe se këtë lëvizje po e bën vetëm për politikë personale dhe fushatë.

Andi Bushati: ”Unë mendoj që ka një përpjekje të Ramës për të luajtur protagonizmin. Është e vështirë që mosmarrëveshjet që kanë Turqia dhe Greqia, që janë vende të NATO-s, dhe që mund të krijojë përplasje brenda aleancës, të mund të zgjidhen nga një vend i vogël i ri në anëtarësimin e NATO-s. Ky është rasti tipik. Dhe nëse do besoja që dikush e ka caktuar Ramën të bëjë ndërmjetësin mes palëve, nuk do thosha që Rama ka një rol protagonist. Ka shenja që Rama po bën rolin e korrierit. Rama ka bërë dy kthesa të forta, me Greqinë për marrëveshjen e detit për të prishur tryezën e bisedimeve dhe të pranojë gjykatën ndërkombëtare.

Rama më parë fliste që duhet të ndryshojmë grupin e negociatave etj. E dyta, shohim një entuziazëm nga ana e Ramës që u ka bërë përshtypje dhe njerëzve që kanë qenë në krah të Ramës për çështjen e detit. Për Athinën Rama është munduar ta përkëdheli për ta bërë të pranueshëm. Rama po shkon në gjykatë si njeriu që nuk lë vend pa thënë që grekët kanë të drejtë të zgjerohen. Me Erdoganin, ka një presion të madh për të ndërruar pronësinë e gjithë shkollave të lëvizjes gyleniste, dhe kemi ekstradimin e gylenistëve kundër rregullave dhe ligjeve të shtetit shqiptar. Rama po bën të pëlqyerin e Greqisë dhe të bindurin e Erdoganit. A është kjo një sjellje e duhur e një negociatori, po, por jo në të mirë të Shqipërisë.”

Eni Vasili: ”Sa të mundshme e shihni idenë e ndërmjetësimit nga Rama?”

Dashamir Shehi: ”Nuk e quaj, negociatorët janë njerëz që vijnë nga një pushtet që i buron nga origjina e vendit. Po zihen dy të mëdhenj dhe t’i puqë një i vogël? Kjo nuk vlen. Ai shkon dhe i takon demek o bën një gjë të madhe, por nuk ia doli. Ka një vit që e bën këtë, por nuk ia doli sepse nuk është i aftë ta bëjë punën e ndërmjetësimit. Po e bën këtë para fushate, për të treguar miqësinë që ka me dy vende të mëdha. Rama ka fryrë një atmosferë në Tiranë me njerëzit e vet. Nuk e mbylli dot Merkeli do e mbylli ky i yni. Unë e gjykoj që nga kjo punë nuk do bëhet asgjë.”

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Dëborë dhe ngrica, temperaturat në minus për nesër

Sot pasdite (e premte, dt. 15) dhe nesër (e shtunë, dt. 16) priten reshje të dobëta në qarqet e jugut, ndërsa në pjesën tjetër...

Pamje të rënda/Përplasen 2 makina, kalimtari që priste në trotuar humb këmbët

Kalimtari që u përplas sot nga një makinë në Tiranë, për fat të keq ka humbur të dyja këmbët. Aksidenti i rëndë ndodhi mëngjesin...

Ne nuk jemi gati për Evropën pa Angela Merkelin

Nga: Mujtaba Rahman “Politico.eu” 2021 është viti kur Evropa do të duhet të mësojë që të jetojë pa Angela Merkelin. Kancelarja gjermane do të tërhiqet...

Rama do fërkojë duart, për sa kohë që opozitarët mbeten pragmatistë

Nga: Ben Andoni Do kishin një zë shumë më të besueshëm për publikun shqiptar nëse do të tregonin se konform programit dhe fizionomive, partitë e...

Vendim i papritur/ Një tjetër konkurrent i “Për’puthen” lë emisionin

Pavarësisht shikueshmërisë dhe suksesit në "Për'puthen", konkurrentët të pakënaqur marrin vendime për të lënë emisionin. Emini nga Kosova, ka marrë vendimin e papritur për tu...