Kryesore

Bushati: Jo patriotizëm fals, s’mund të brohorasim sa herë ka ndeshje

               Publikuar në : 11:42 - 12/09/19 user tir

Ish-ministri i Jashtëm Ditmir Bushati gjatë fjalës së tij ditën e sotme në Kuvend theksoi se vendi është duke përjetuar një krizë vlerash.

Ai deklaroi se: “Jemi në gjendje më të mirë ekonomike, por jemi duke përjetuar një krizë vlerash e cila nuk vjen nga përtacia, por nga mpirja që sjell mungesën e shpresës, nga grykësia dhe paaftësia për të ndërtuar një sistem vlerash”.

“Duhet të jemi të drejtpërdrejtë e të sinqertë me këtë temë. Nuk mund të themi dot dhe vetëm që jemi vendi i shqiponjave, i Skënderbeut apo i Nënë Terezës. S’mund të përdorim një patriotizëm fals, të mbushim stadiume e të brohorasim sa herë ka ndeshje. Duhet të bëhemi bashkë për të përcaktuar qëllimet se ku do të jetë Shqipëria pas 20 apo 30 vitesh. Këto objektiva duhet të kenë diasporën në qendër të tyre. Ta bëjmë këtë vend më të jetueshëm, më të drejtë, t’i vendosim etiketën për çfarë duhet të njihemi. Evropa ka jetuar 550 vjet pa Shqipërinë, mund të jetojë edhe 550 të tjera”, tha Bushati.

Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT