Një burrë nga Kina ka sulmuar një klasë të një shkolle, duke i spërkatur nxënësit me një lëndë kimike.
Sipas mediave vendase, i akuzuari ka çarë telat rrethues të shkollës dhe është ngjitur deri te dritarja e një klase. Fëmijët dhe mësuesit u spërkatën me hidroksid sodiumi, lëndë e cila i ka bërë të shtrohen në spital me të djegura.
51 fëmijët dhe tre mësuesit mësohen të kenë marrë dëmtime të rënda por të gjithë ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Pas arrestimit të personit të rrezikshëm, i cili rezultoi të ishte i sëmurë mendor, autoritetet thanë se motivi i veprës së tij ishte ‘hakmarrja ndaj shoqërisë’.
Personi në fjalë kishte blerë sodë kaustike në internet dhe e kishte përdorur për të krijuar këtë lëndë. Hidroksidi i sodiumit shkakton irritime në sy, djegie të lëkurës, të membranave mukoze si dhe reaksione alergjie.