E shtunë, 28 Nëntor, 2020
8 C
Tirana

‘Burg për televizorin me ngjyra, iu luta gardianit t’i jepja babit dëftesën’

Më të lexuarat

Tronditet Bulqiza/22-vjeçari u qëllua nga shoku i tij, ja çfarë ka ndodhur

Policia e Bulqizës duket se është drejt zbardhjes së ngjarjes së rëndë, ndodhur mbrëmjen e djeshme, ku ka humbur jetën një i ri. 22-vjeçari...

U ekzekutua me 8 plumba në Belgjikë, zbardhet identiteti i shqiptarit të vrarë

Mbrëmjen e djeshme, Brukseli u tmerrua nga të shtëna armësh, nga të cilat mbeti i vdekur një 38-vjeçar shqiptar. Ditën e sotme, është zbardhur identiteti...

Misteri shumëvjeçar: Ku ndodhet deklarata origjinale e pavarësisë së Shqipërisë

Deklarata origjinale e Pavarësisë së Shqipërisë, e firmosur më 28 nëntor 1912 në Vlorë nga delegatët e të gjitha krahinave të Shqipërisë etnike, nuk...

A do të na mbrojë vaksina e Covid-19?

Pretendentët kryesorë në garën e vaksinave COVID-19 kanë patur nivele të ndryshme suksesi pas provave klinike, por çfarë do të thotë kjo për luftën...

Kurba e Covid mbetet e lartë në vend, 10 viktima

Situata epidemiologjike në vend, mbetet e rënduar pasi vijojnë të regjistrohen shifra të larta të të infektuarve dhe viktimave nga Covid-19. Ministria e Shëndetësisë informon...

Ish-konkurrenti i “Për’puthen” i nxjerr bojën emisionit, nxjerr prapaskenat

Një ish-konkurrent i “Për’puthen” ka publikuar fotot e dyshimta të lojtarit të këtij edicioni, Atdheut, para se të bëhej pjesë e emisionit. Siç duket...

”Për dy javë zhduket Covid nga planeti”/ Mjeku popullor tregon terapinë

Mjeku popullor, Ruzhdi Metali është shprehur se virusi Covid-19, mund të zhduket për dy javë nga planeti. Në ''Zonë e Lirë'', ai tha se fillimisht...

“Një pllakë tektonike po lëviz”, sizmologu i njohur turk paralajmëron banorët

Gjatë paradites se sotme, lëkundje të forta u ndjenë në Turqi, duke i shtuar edhe më tej panikun qytetarëve se do të rikthehet situata...

Pamje të rënda nga aksidenti i yllit të Arsenalit, udhëtonte me mjetin luksoz

Pamje të tmerrshme të aksidentit të mesfushorit të Arsenalit, Joe Willock, kanë bërë xhiron e rrjetit. Ai po udhëtonte me mjetin e tij luksoz...

Covid-19 në vend/ Bien infektimet, numri i viktimave mbetet i lartë

Kurba e Covid-19, ka pësuar një rënie të lehtë në vendin tonë. Ministria e Shëndetësisë informon se në 24 orët e fundit, 545 persona rezultuan...

E ftuar në emisionin “Historia ime” në Tv Klan ka qenë një personazh që personifikohet me dijen dhe librin. Është një personazh që nuk ka hequr dorë kurrë nga botimi i librave pavarësisht se si dhe çfarë ofron ky treg. Bëhet fjalë për Vasilika Tafan, drejtore e shtëpisë botuese “Ombra gvg”. Drejtoresha ka folur gjatë si për karrierën ashtu dhe për jetën e saj personale. Ajo ka ndarë me publikun dhe një histori të vështirë që ka kaluar në fëmijërinë e saj.

“Fëmijëria si për të gjithë në ato kohëra ka pasur edhe befasira. Para se të hyja në klasën e parë, im atë një ditë korriku largohet nga shtëpia sepse u burgos. Ishte e vështirë, unë nuk e kuptoja, por shikoja lot në sytë e gjyshes dhe nënës sime, shpesh e kërkoja tim atë, thoja ku është babi dhe përgjigjja që më kthehej ishte se ka ikur për një shkollë në Tiranë.

Mua po të më thoje për shkollën e doja sepse isha në atë fazën sa do hyja në klasën e parë dhe ishte emocion i madh për mua. Mami më thoshte nëse del e para në klasë, babi do vinte më shpejt. Unë isha shumë e përkushtuar ndaj mësimeve, tërë jetën kam qenë me 10-ta. Kur mbaroj klasën e parë, mami më premton që do shkojmë të takojmë babin.

Unë nuk e dija ku ishte babi, udhëtojmë drejt Tiranës, ende i kam të gjalla kujtimet e asaj dite ku ne nuk arritëm orarin e pritjes sepse caktohej një orar pritje dhe unë i lutesha policit i thoja të lutem më ler vetëm mua ta takoj babin se dua t’i jap fletën e lavdërimit dhe dëftesën. Isfhte një burrë me mustaqe të gjata që nuk më linin të kuptoja nëse thoshe po apo jo, por mbaj mend që ai bëri diçka për mua. E mori dëftesën dhe fletë-lavdërimin dhe e çoi tek komandanti i burgut.

Një burrë i gjatë më priti në zyrë dhe nga një derë që u hap, del im atë. Unë isha mësuar ta shihja atë të veshur bukur, të qeshur dhe pashë tim atë që i rrodhën lotët nga sytë më mori, më përqafoi fort dhe thoshte vetëm faleminderit dy drejtuesëve të burgut dhe nuk nxirrte asnjë fjali nga goja. Ende e ruaj dëftesën dhe fletë-lavdërimin dhe ato kanë lotët e tim eti.

Është një nga kujtimet më të vështira të fëmijërisë time, por ndoshta ka ndikuar që unë të jem një vajzë e fortë dhe të kërkoj të arrij diçka. Ndoshta në shtëpi nuk më mungonte kujdesi, ushqimi, veshja, të gjitha i kisha, por më mungonte një njeri shumë i shtrenjtë, im atë. Sigurisht pas një kohe ai u kthye në familje, mora vesh të vërtetën dhe e kam dhimbje këtë të vërtetë sepse derisa im atë ndërroi jetë, kurrë nuk ia hodhi sytë televizorit sepse ai kishte hyrë në burg për një televizor me ngjyra që e kishte dërguar halla e tij nga Amerika, ka rrëfyer Vasilika Tafa. /tvklan.al

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Si mund ta padisë Gjermania Asadin për përdorim armësh kimike?

Drejtësia gjermane po shqyrton mundësinë e ngritjes së një padie për sulmet me gaz helmues në Siri. Deutsche Welle dhe "Der Spiegel" biseduan me...

Rita Ora uron ditën e flamurit në gjuhën shqipe dhe me foto provokuese

Rita Ora, këngëtarja me famë botërore asnjëherë nuk harron origjinën e saj. Ajo ka uruar Ditën e Flamurit me disa foto shumë provokuese, ku shihet...

Misteri shumëvjeçar: Ku ndodhet deklarata origjinale e pavarësisë së Shqipërisë

Deklarata origjinale e Pavarësisë së Shqipërisë, e firmosur më 28 nëntor 1912 në Vlorë nga delegatët e të gjitha krahinave të Shqipërisë etnike, nuk...

Nuk ka llogari bankare, liderja e Hong Kongut i mban paratë në shtëpi

Shefja ekzekutive e Hong Kongut, Carrie Lam, ka thënë në një intervistë televizive se ajo duhet të ruajë “grumbuj parash” në shtëpi, sepse nuk...

Video/ Sulmuesi shqiptar shënon në fund, i jep 1 pikë skuadrës turke

Sulmuesi, Jetmir Topalli ka shënuar gol në minutën e 95’ në sfidën e Superligës turke, të zhvilluar midis Gazientep dhe Jeni Malatjaspor. 22-vjeçari nga Kosova...