E premte, 22 Janar, 2021
11 C
Tirana

Burg për ”memet”? Rama: Nuk ka shans të ndalohen me ligj

Kryeministri, Edi Rama ka reaguar pas propozimit të Ministrisë së Drejtësisë për ndëshkimin me burg ose gjobë, të atyre që bëjnë meme.

Rama shprehet se nuk ka asnjë shans që të dënohen memet me Kod Penal.

”Shih shih qenkan revoltuar ca analistë se do u dënokan memet me Kod Penal, duke u nisur nga s’di ç’material jozyrtar! Po si mund të ndalohen memet me ligj na e thonë dot këta orakuj të kombit? Asnjë shans s’ka, ku ta gjenim që dhe këta të merreshin me meme që të vlenin për diçka!”, shkruan Rama në rrjetin social, Twitter.

Ndërkohë, më herët Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, propozoi ndryshime në Kodin Penal, për kriminalizimin dhe dënimin e shpifjes. Propozimet përmbajnë parashikime për gjoba dhe burgim, për personat që kryejnë fotomontazhe pa leje.

Kjo kategori, përfshin edhe “memet” e famshme të rrjeteve sociale. Në draft parashikohet se ndjekja penale fillon me ankim të viktimës ose përfaqësuesit ligjor të tij.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

SHBA: Akuzat ndaj ish-presidentit Trump dorëzohen të hënën në Senat

Dhoma e Përfaqësuesve e Kongresit të Shteteve të Bashkuara do të dorëzojë të hënën në senat akuzat për nxitje rebelimi ndaj ish-Presidentit Donald Trump,...

Patozi: Ndryshimi do të vijë nga ata që nuk zgjedhin mëshirën e pushtetit

Kryetari i Partisë Bindja Demokratike, Astrit Patozi shprehet i bindur se ndryshimi do të vijë nga ata shqiptarë që nuk zgjedhin mëshirën e pushtetit...

Kosovë: KQZ nuk certifikon listën për deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë nuk ka certifikuar listën për deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje, të cilët do të garonin më 14 shkurt. Ky vendim...

A ka jetë pas vdekjes? Milioneri ofron shpërblimin e majmë për përgjigjen

Një multimilioner nga Las Vegas, ofron 1 milion dollarë shpërblim për të gjetur përgjigjen e pyetjes: A ka jetë pas vdekjes? Robert Bigelow, 75 vjeç,...

Gjykata e Lartë kalon për gjykim dosjen e ish-ministrit, Saimir Tahiri

Gjykata e Lartë ka kalaur për gjykim dosjen penale ndaj ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri. Vendimi është marrë në dhomën e këshillimit në këtë...