“Bujqësia më intereson”/ Habit Vetel: Mora lopatën dhe punova tokën

Piloti gjerman i Formula 1, Sebastian Vetel, është një ndër garuesit më të mirë në historinë e garave me makina, teksa këtë vit garon për skuderinë e “Aston Martin”.

Karantina në kohën e virusit pezulloi të gjitha aktivitet, teksa shumë njerëz kërkonin të merreshin me aktivitete të ndryshme në mënyrë që dita e tyre mos të bëhej e mërzitshme.

Piloti gjerman ka gjetur një mënyrë origjinale për të kaluar kohën në karantinë, teksa u shpreh se është marrë me bujqësi dhe puna me lopatë ishte shumë rraskapitëse.

“Bujqësia është ajo që më intereson. Në një moment ju e kuptoni që jo të gjitha perimet janë të njëjta, jo çdo mollë ka të njëjtat elemente ushqyese, dhe pastaj bëhesh kurjoz për të mësuar arsyen pse ndodh kjo gjë. Atëherë e kupton shumë shpejt se nga vjen molla si frutë dhe si është rritur dhe kështu u përfshiva në bujqësi.

Teoria më intereson dhe kam lexuar shumë rreth saj, por për të mësuar më shumë nga ana praktike dhe për të biseduar me njerëzit që merren me të çdo ditë, ishte diçka shumë interesante. Vitin e kaluar mbolla disa lule në kopshtin e shtëpisë time në Zvicër, mora lopatën dhe i dhashë një formë zemre. E bëra për vajzat e mia, por ishte diçka me të vërtetë rraskapitëse”, tha Vetel.