E hënë, 25 Tetor, 2021
22.5 C
Tirana

Bujar Nishani paralajmëron qeverinë për Teatrin

Ish-presidenti Bujar Nishani ka reaguar lidhur me debatin për Teatrin Kombëtar. Ai shkruan në Facebook se artistët e duan një Teatër të ri, por pa vjedhur pronën.

Nishani është i mendimit se artistët e duan Teatrin e ri, në respekt të pacënuar të trashëgimisë së tij historike e arkitekturore, siç i rezistoi edhe diktaturës.

Statusi

Loja e pushtetit monist e më okulti në 30 vitet e fundit, me artistët për ti përçarë, e njëjtë me sjelljen mafioze të tij ndaj revoltës së fundit studentore. Artistët e duan, e kanë kërkuar, e mbështesin dhe e meritojnë Teatrin e ri, në respekt të pacënuar të trashëgimisë së tij historike e arkitekturore siç i rezistoi edhe diktaturës.

Por, të gjithë ata janë kundër vjedhjes së pronës së kulturës sonë, të gjithë ata janë kundër simbiozës pushtet/mafia mbi të drejtën, pronën shtetërore, trashëgiminë kulturore, dinjitetin, ligjin, të drejtën e një shoqërie të tërë.

Korrupsioni mafioz dhe përdhosja e dinjitetit të shumicës dërrmuese të shoqërisë nuk mund të fshihet më pas maskave të propagandës komsomolase që rilindi për fat të keq ndër ne, por që po shuhet me shpejtësi, për fat të mirë, prej nesh. Vetëdijen humane nuk mund ta blej dot askush!

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

“Ata autobusë prodhojnë kancer, keni 5 ditë kohë”, arrihet dakordësia

Pas shumë ditëve të utobusëve të tejmbushur dhe vonesave të pajustifikuara, sot është arritur dakordësia me operatorët e transportit urban. Kryebashkiaku i Tiranës, Erion...

Derbi gjithnjë përtej futbollit…

Nga: Eduard Zaloshnja Para ca kohësh, zhvillova një sondazh me tifozë e dashamirës të Tironës në lidhje me ndryshimin e emrit zyrtar të klubit (nga...

Vd*kja e turistëve ruse/Prokuroria kërkon ndihmë nga kompanitë e huaja

Lidhur me rastin e vdekjes së mistershme të katër shtetasve rusë, Prokuroria i është drejtuar me një kërkesë një kompanie të huaj, për të...

VIDEO/Semi përplaset me Fifin për shkopin që ajo mban në dorë, shpërthen në lot

Sherri i sajuar ndërmjet Fifit dhe Monikës, ka përshirë lojtarë të tjerë, duke krijuar jo pak polemika tek banorët e shtëpisë së “Big Brother...

Kina teston një raketë hipersonike dhe ndryshon rregullat e lojës

Nga: Pierre Haski Amerikanët kanë një shprehje të saktë për ta përkufizuar këtë lloj informacioni:ato janë “momentet Sputnik”, një referencë ndaj lëshimit të objektit të...