E shtunë, 16 Janar, 2021
1 C
Tirana

Budina: Me prishjen e Teatrit, u vranë ëndrrat e njerëzve

Aktori i njohur Edmond Budina ka komentuar shembjen e Teatrit Kombëtar.

Në një prononcim për “abcnews”, Budina deklaroi se me rënien e kësaj godine “vriten edhe ëndrrat e njerëzve që mendojnë se ky vend mund të ecë përpara”:

“E dhimbshme, e tmerrshme, është e pashpjegueshme me fjalë. Për faktin, jo vetëm për kohën që kemi kaluar duke e mbrojtur atë godinë, por edhe pse me rënien e kësaj godine vriten edhe ëndrrat e njerëzve që mendojnë se ky vend mund të ecë përpara.

Ky për mua, ky është një akt barbar, kur e gjithë Evropa thotë që ky është një monument kulture dhe këta e shembin pa pikën e mëshirës…

Të sjellësh 1500 forca të policisë dhe të prangosësh aktorët, në një kohë që mafiozët janë të lirë të lumtur. Ne besonim që nuk do prishej. Por, siç kemi dhe besimin që atë rrënojë që bënë aty është një lloj grope që i hapën vetes.

Nesër kur ata të mos jenë, ai teatri do rindërtohet përsëri. Do ta paguajnë të gjithë këtë. Nuk pritën as verifikimin e Prokurorisë, asnjë gjë”.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Fitore madhështore në derbi, Lacio nënshtron Romën (Video)

Lacio e Simone Inzagit, arriti një fitore madhështore me rezultatin 3-0 në derbin e kryeqytetit përballë Romës.  Të kaltërit e dominuan takimin, duke vendosur...

”Është si Skëndërbe”/ Spiropali: Rama, i vetmi njeri që di të bëjë qytete

Ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali tha mbrëmjen e sotme në studion e emisionit ''Bardh A Zi'' në ''ABC'', se kryeministri Edi Rama...

Norvegji, 23 persona humbin jetën pasi injektuan vaksinën e Pfizer

23 persona kanë humbur jetën në Norvegji pasi janë injektuar me vaksinën kundër koronavirusit të kompanisë amerikane Pfizer. 13 prej viktimave ishin të moshuar...

Trump largohet nga Uashingtoni ditën e inaugurimit të Biden-it

Presidenti Donald Trump do të largohet nga Uashingtoni të mërkurën në mëngjes, pak përpara inaugurimit të Presidentit të zgjedhur Joe Biden, për të filluar...

Pronat në jug/ Lame: Meritojmë medalje, bëmë një hartë se nuk ka pasur

Kreu i Kadastrës, Artan Lame ka folur lidhur me pronat e minoritarëve grekë në jug të vendit. Përballë kreut të OMONIA-s, Fredi Belerit, Lame u...