E diel, 5 Dhjetor, 2021
13.5 C
Tirana

BSH: Shqetësim gjetja e burimeve të financimit, kreditimi i qëndrueshëm

Banka e Shqipërisë raporton një qëndrueshmëri të situatës së kreditimit në Shqipëri. Megjithatë, shqetësim mbetet gjetja e burimeve të tjera të financimit, jashtë sistemit ligjor.

Në raportin e tremujorit të dytë të këtij viti bëhet e ditur se në bankat e nivelit të dytë ka një rritje të kërkesës së individëve për kredi konsumatore dhe një stabilitet për sa i përket blerjes së banesave.

Për sa i përket nevojës së bizneseve për likuidete apo investime, situata mbetet e pa ndryshuar krahasuar me tre mujorin e parë të këtij viti.

Por, në analizën për rritjen e kërkesës nga individët nënvizohet se kjo vjen kryesisht nga përmirësimi i kushteve por dhe i likuideteve financiare që kanë në dispozicion bankat. Ekspertët nënvizojnë se prania e burimeve alternative dhe besimi konsumator kanë ndikuar negativisht kërkesën për kredi të individëve.

Për sa i përket të ardhmes në tremujorin e tretë të vitit pritet një shtrëngim të lehtë të standardeve të huadhënies për individë si për blerje banese, ashtu edhe për kredinë konsumatore. Kjo duke u nxitur dhe nga niveli i kredive të këqija, raporton Ora News.

Për sa u përket bizneseve kushtet pritet të mbesin të pandryshuara, megjithatë pritet një rritje e kreditimit si në lekë ashtu edhe në valutë, por nuk do të ketë ndryshim të normave të interesit as në lekë dhe as në valutë.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Omicron ‘godet’ kriptomonedhat, Bitcoin humbet 10 mijë dollarë në 24 orë

Çmimet e Bitcoin ranë ndjeshëm gjatë natës të së shtunës, duke rënë në nivelin më të ulët afër 43.000 dollarëve. Kriptovaluta më e spikatur...

Hoxha ka vdekur, por enverizmi është gjallë

Nga: Lorenc Vangjeli Një deputet socialist u dërgoi kolegëve të tij në parlament fotografinë e Enver Hoxhës. Të majtët u distancuan prej tij, kurse të...

Milaim Zeka: Donaldi nuk di të dojë, di vetëm të bëj s*ks (VIDEO)

Gazetari i njohur Milaim Zeka ka ndjekur me vemendje se çfarë ka ndodhur brenda shtëpisë së “Big Brother VIP”, e madje ka kritika ndaj Donaldit. Jo vetëm kaq,...

A do ta përfshijnë gjithë Evropën, bllokimet dimërore ndaj Covid-19?

Nga: Ido Vock Austria hyri në bllokim të plotë të hënën e 22 nëntorit, duke qenë vendi i parë në Evropën Perëndimore që rivendosi një mbyllje të madhe këtë dimër. Kjo masë erdhi disa javë...

Me çmontimin e Uzinës së Naftës në Ballsh, merr fund lufta kundër komunizmit

Nga: Mentor Kikia Rafineria e Naftës në Ballsh po çmontohet, po shitet për skrap. Po shkrihet. Nga privatizimi i parë, në 2008, prej “manjatit” të...