E mërkurë, 16 Qershor, 2021
24.5 C
Tirana

BSH: Leku ka krijuar mbiçmim sezonal edhe në mars-prill

Monitor

Leku ka krijuar një tendencë sezonale mbiçmimi kundrejt euros edhe në pjesën e parë të vitit.

Në analizën e ecurisë së kursit të këmbimit gjatë muajve të parë të 2021, Banka e Shqipërisë ka arritur në përfundimin se mbiçmimi i lekut është në përputhje me sjelljen sezonale të viteve të fundit. Që prej vitit 2015, muajt mars dhe prill karakterizohen nga një mbiçmim mujor i lekut ndaj euros, prej mesatarisht 0.2% dhe 0.4%.

Përjashtim nga kjo sjellje bëri viti 2020, kur tregu valutor pësoi një goditje afatshkurtër nga pasiguria, me përhapjen e pandemisë në vend. Analiza e Bankës së Shqipërisë nuk ngre ndonjë hipotezë lidhur me arsyet e mbiçmimit sezonal në këtë periudhë të vitit. Në analizat e mëparshme, BSH ka argumentuar se rritja e turizmit edhe jashtë sezonit të plazhit e ka shtrirë më shumë në kohë forcimin e lekut ndaj euros. Megjithatë, në kushtet e ndikimit ende të ndjeshëm të pandemisë në lëvizjet e njerëzve, vështirë se ky faktor mund të shpjegojë mbiçmimin e lekut gjatë këtij viti (shënim i Monitor).

Kursi i euros rezultoi mesatarisht 123.6 lekë në dy muajt e parë të vitit, pranë nivelit mesatar të tremujorit të katërt të vitit që kaloi. Ndërkohë, gjatë muajve mars dhe prill, ai zbriti përkatësisht në nivelet 123.3 lekë dhe 123.1 lekë. Në fakt, të dhënat tregojnë se tendenca mbiçmuese e lekut ka vijuar edhe gjatë muajit maj. Sipas kursit zyrtar të këmbimit të Bankës së Shqipërisë, ditën e mërkurë euro këmbehej me 122.87 lekë, duke zbritur sërish në nivele që nuk ishin regjistruar pas pandemisë. Afrimi i sezonit veror dhe përmirësimi i situatës epidemiologjike në Shqipëri dhe përgjithësisht në Europë kanë shtuar optimizmin për një ecuri pozitive të turizmit dhe rritje të prurjeve valutore hyrëse gjatë verës. Këto prurje zakonisht prodhojnë rritje të ofertës së valutës dhe një efekt edhe më të dukshëm sezonal në mbiçmimin e lekut kundrejt euros.

Edhe pse luhatjet afatshkurtra të kursit kanë qenë kryesisht në kahun mbiçmues të lekut në muajt e fundit, Banka e Shqipërisë vlerëson se, parametrat e tregtimit të monedhës europiane në tregun vendas janë shfaqur të qëndrueshëm, ndërsa treguesi i luhatshmërisë dhe spread-et e kuotimit kanë rezultuar pranë vlerave të tyre normale.

Sipas BSH, në një horizont kohor afatmesëm, treguesi i anshmërisë për mbiçmim/nënçmim mbetet pranë vlerës ekuilibër, duke dëshmuar për pozicione të balancuara të agjentëve ekonomikë në treg. Treguesi i anshmërisë për mbiçmim/nënçmim llogaritet si raport i numrit të ditëve kur kursi është mbiçmuar kundrejt numrit të ditëve kur kursi është nënçmuar, në një horizont kohor rrëshqitës që mund të variojë, p.sh. nga 22 ditë deri në 250 ditë.

Vlera 1 e këtij treguesi përfaqëson vlerën ekuilibër, ku numri i ditëve që kursi është mbiçmuar është i barabartë me numrin e ditëve kur kursi është nënçmuar, dhe tregon se në treg nuk ka pasur anshmëri për mbiçmim apo nënçmim. Nëse vlera e këtij treguesi është mbi 1, atëherë në treg ka sinjale për pritshmëri të njëanshme për mbiçmim të kursit të lekut; nëse kjo vlerë është nën 1, atëherë përkundrazi tregu jep sinjale të nënçmimit të monedhës. / E.Shehu

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Euro 2020/ Turqi-Uells 18:00, Turqia pret reagim, ndeshja e fundit mes tyre 6-4

18:00: Turqi - Uells (Grupi A, Baku) Turqia u shkërmoq nga Italia në Romë të premten, për një pjesë të madhe të ndeshjes e mbyllur...

Ishte krahu i djathtë i Arta Markut/KPK shkarkon prokuroren e njohur të Tiranës

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK shpalli të mërkurën vendimin e shkarkimit nga detyra për prokuroren e Tiranës, Alketa Zifla. Gjatë seancës dëgjimore të zhvilluar...

‘Basha vodhi zgjedhjet’, grupimi ‘Për PD’-në zbardh shkeljet

Grupimi 'Për PD-në' ka dalë në një konferencë për media, ku kanë listuar arsyet pse Basha fitoi një mandat të tretë në krye të...

Euro 2020/ Dita hapet me Finlandë-Rusi, për rusët detyrim fitorja ndaj fqinjëve

Faza e grupeve të UEFA EURO 2020 hyn sot në xhiron e ndeshjeve të dyta. Finlanda përballet me Rusinë, Turqia përballet me Uellsin dhe...

Të ndalet sa më shpejt gjenocidi ndaj myslimanëve në Kinë

Nga Joseph Bosco “The Hill” Kur tmerret e plota të Holokaustit Nazist ishin më se të qarta edhe për mohuesit më kokëfortë gjatë viteve 1940-1950,...