Zgjedhjet e parakohshme britanike, të bëra publike paraditen e sotme nga kryeministrja britanike, Theresa May, nuk do të ndryshojnë planet e 27 vendeve, për negociatat e ardhshme të Brexit.
Zëdhënësi i presidentit të Këshillit Evropian, Preben Aaman, i pyetur në lidhje me ndikimin e këtij procesi zgjedhor në kalendarin e negociatave, ku zyrtarë evropianë janë shprehur se negociatat mund të nisin nga fundi i majit, deklaroi se “Zgjedhjet britanike nuk do të ndryshojnë planet e BE-së”.
Sipas agjendës, udhëheqësit e 27 shteteve duhet të miratojnë më 29 prill, gjatë një samiti në Bruksel, udhëzimet e tyre negociuese, në bazë të propozimeve të paraqitura tashmë, nga presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk.