E enjte, 19 Maj, 2022
17.5 C
Tirana

Bronzi i shqiptarizmës

Nga: Visar Zhiti

Kthehet në bronz, në Kolonjën e tij, legjendari Sali Butka. Jeta e tij është histori, pjesë e kujtesës dhe e ndërgjegjes kombëtare, që i duhen së tashmes dhe ardhmërisë. Luftëtar, poet popullor e diplomat popullor, strateg e vizionar, Sali Butka shpëtimin e atdheut e shikonte te përpjekjet e përbashkëta dhe te dija, ndërsa tek Amerika shikonte shpëtimtarin nga copëzimi prej lakmive të fqinjëve…

E madhërishme nuk është vetëm shtatorja tani, por dhe akti: kthimi i Sali Butkës i bronztë në truallin e tij është dhe përgjegjshmëri e së sotmes, përlindje e besimit, vazhdim i triumfit të ndërgjegjes së Kombit.

Me Sali Butkën mësojmë se për atdhe përdoret jo vetëm pushka, por edhe pena, më shumë se llogoret duhet shkolla, mbi të gjitha dashuria patriotike e vëllazëria në breza e breza.

Shumë nga vjershat e tij Sali Butka i shkroi në Malin e Tomorrit – Olimpi i shqiptarëve, në shtëpinë e gjyshit tim, ndërsa me djalin e tij, patriotin dhe padagogjistin Safet Butka, im atë ishte bashkëpunëtor.

Nipi i Sali Butkës, veprimtari Uran Butka, historian, shkrimtar, deputet shpirtëror, e vazhdon misionin e të parëve duke na pasur pranë, qytetarë të shumtë, në lëvizjen demokratike për një Shqipëri euro-atlantike. Shtatorja – vepër e skulptorit të mirënjohur Agim Rada, i ngërthen me art të gjitha këto me porosi atdhedashurinë, që s’është vetëm antike e as jo moderne, por thjesht e përjetshme.

Vendosja në Ersekë e kësaj shtatoreje është ngjarje kombëtare…

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Presidenti/Alibeaj: Do konsultohemi me aleatët, një tjetër mbledhje nesër

Pak çaste më parë ka përfunduar mbledhja e grupit parlamentar të PD, thirrur nga Enkelejd Alibeaj. Në një prononcim për mediat, Alibeaj tha se...

SPAK i jep goditjen e fortë krimit/Rama: Mbështetje deri në fund

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sa i takon operacionit të SPAK. Me anë të një postimi në Twitter, kreu i qeverisë thekson se ky...

Erdogan i prerë: S’do pranojmë hyrjen e Suedisë dhe Finlandës në NATO

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, tha të enjten se vendi i tij "do t'i thotë jo hyrjes së Suedisë dhe Finlandës në NATO", duke përsëritur...

Si po ndikon l*fta në furnizimet globale të ushqimit

OKB-ja tani po e quan atë një luftë tjetër brenda luftës së Rusisë në Ukrainë. Në vendin e përshkruar dikur si shporta ushqimore e...

Shkollat e universitetet pushim në 25 Maj, Tirana në “shtetrrethim”

Ministrja e Arsimit, Evis Kushi, ka njoftuar se 25 Maji do të jetë pushim për të gjitha institucionet arsimore në vend. “Referuar vendimit të qeverisë...