E shtunë, 12 Qershor, 2021
27.5 C
Tirana

Britania përballë një vale të re infeksionesh me Covid-19

Britania ka konfirmuar se vendi po përjeton një rritje të re infeksionesh me koronavirus. Vetëm të premten u identifikuan rreth 4200 raste të reja, numri më i lartë ditor në dy muaj.

75% e rasteve të reja në Britani besohet të jenë shkaktuar nga varianti i koronavirusit, i identifikuar për herë të parë në Indi që është më ngjitës.

Ndërkaq, autoritetet britanike kanë miratuar vaksinën Johnson & Johnson që kërkon vetëm një injeksion. Kjo bëhet vaksina e katërt e miratuar për përdorim në këtë vend, pas Pfizer, AstraZenecas dhe Modernas.

Komisioni Evropian ka miratuar përdorimin e vaksinës Pfizer-BioNTech për përdorim nga mosha 12 vjeç e sipër, duke shtuar numrin e personave që kualifikohen për vaksinim, pas miratimit të vaksinës për adoleshentët në Shtetet e Bashkuara dhe Kanda.

Pas vendimit të Komisionit Evropian, tani vendet anëtare të BE-së duhet të vendosin në mënyrë individuale nëse do të fillojnë përdorimin e vaksinës tek adoleshentët e tyre.

Në Shtetet e Bashkuara, Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, CDC, tha se fëmijët e pavaksinuar që ndjekin kampet verore nuk kanë nevojë të vënë maskë në mjedise të hapura, nëse nuk gjenden në turma në distancë të vogël me të tjerët. Udhëzimet e reja njoftohen në një kohë kur në të gjithë vendin bëhen përgatitje për hapjen e programeve verore për fëmijët, pas mbylljes vitin e kaluar të shumë objekteve gjatë pandemisë./VOA/

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Të shtëna me ar*ë në SHBA, 13 të plagosur, autori ende i lirë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur të Teksas të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku një person ka shtënë me armë duke lënë të...

Përmbyset autoboti me naftë në Elbasan, bllokohet shoferi

Një autobot me karburant është përmbysur mesditën e sotme në aksin rrugor Elbasan-Librazhd, pranë fshatit Xibrakë. Sipas informacioneve paraprake, mësohet se shoferin e ka zëne...

Shpërthimi i kontrolluar i ‘gjobës’ Becchetti

Nga: Agim Baçi Dikur qarkullonte në internet një letër që një vajzë i dërgonte së ëmës, e cila në thelbin e saj lidhej me gjetjen...

Uells-Zvicër/ Pjesa e parë pa gola, portierët vendimtarë me pritjet e tyre

Ka përfunduar me rrjeta të paprekura, pjesa e parë e ndjeshjes midis Zvicrës dhe Uellsit. Një 45 minutësh ku spektakël dhuruan portierët e skuadrave...

Vrasja e 20-vjeçares në Greqi, zbulohet makina me të cilën janë larguar autorët

Zbardhen detaje të reja në lidhje me vrasjen e 20-vjeçare britanike Caroline, e ndodhur pak javë më parë në Greqi. Në emisionin e gazetarit grek...