E martë, 7 Korrik, 2020
19 C
Tirana

Britania në samitin e G7-ës

Më të lexuarat

Manjani del me deklaratën e fortë për Ramën dhe Thaçin

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, çdo ditë e më shumë përcjell deklarata në forta në rrjetin social Facebook. Ai thotë se Rama dhe Thaçi kanë...

Macron shkarkon ministrin e Brendshëm

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, shkarkoi të hënën nga detyra ministrin e Brendshëm, Christophe Castaner. Shkarkimi është pjesë e një riorganizimi të kabinetit qeveritar, pas...

Shqiptari i parë që caktohet nga Papa Françesku në trup diplomatik

Dom Artur Kola është caktuar nga Papa Françesku të shërbejë në Përfaqësinë Papnore në Republikën e Bregut të Fildishtë. Sipas “Vatican News” ai është meshtari...

Aksident i rëndë, ndërron jetë 28-vjeçarja

Një aksident i rëndë ka ndodhur së fundmi në Shkodër, ku për pasojë ka ndërruar jetë një 28-vjeçare. Ngjarja ndodhi në rrugën Shkodër-Bardhaj në vendin...

Shtimi i rasteve/ Hoti kërkon mobilizimin e komunave për luftimin e pandemisë

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka zhvilluar sot një bashkëbisedim me Asociacionin e Komunave të Kosovës. Gjatë takimit online, Hoti iu prezantoi kryetarëve të komunave...

Rama publikon fotot: Projekti më i ri i Rilindjes Urbane të Vlorës

Kryeministri Edi Rama së fundmi përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka prezantuar “Parkun e Shtëpisë së Pavarësisë”, i cili është projekti më...

Pandemia/ A do ta mbledhë Këshillin e Sigurisë? Meta zbulon lëvizjen e radhës

Gjatë raportimit të tij të përjavshëm përpara gazetarëve, presidenti Meta u shpreh se është i gatshëm që të mbledhë Këshillin e Sigurisë për çështjen...

“Pandemia ekziston, sëmur, merr jetë”/ Brataj: 5 këshilla që duhet t’i ndiqni

Për të gjithë skeptikët, Kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj shkruan në rrjetin social Facebook, se koronavirusi ekziston, infekton, sëmur dhe merr jetë. Brataj radhit...

Ulet ndjeshëm numri i rasteve të reja me koronavirus në Maqedoninë e Veriut

Maqedonia e Veriut ka regjistruar një rënie të ndjeshme në numrin e rasteve të reja me koronavirus, gjatë 24 orëve të fundit. Sipas mediave vendase,...

Zbulohet sekti që rekrutoi familjen Josifi, nën hetim ata që fshehën vdekjen e Anisës

Një grupim i quajtur “Guard Tower” apo “Kulla e rojes”, dyshohet se ka rekrutuar familjen Josifi nga Përmeti që çoi në vetëflijimin e Zhaneta...

Kryeministri britanik Boris Johnson do të bëjë debutimin e tij të parë në skenën botërore të shtunën në Samitin e G7 në Francë – ku do të takohet me Presidentin amerikan Donald Trump për të diskutuar mbi një marrëveshje tregtare. Zoti Johnson po përpiqet të paraqesë një perspektivë pozitive në kaosin politik të daljes së Britanisë nga Bashkimi Evropian më vonë këtë vit – dhe po i mban shpresat në negociatat për një marrëveshje tregtare me Shtetet e Bashkuara pas Brexit. Por siç njofton korrespondenti i Zërit të Amerikës Henry Ridgwell, tonet pozitive të Kryeministrit Johnson ka mundësi të jenë jetëshkurtra – ndërkohë që po bëhet i qartë ndikimi i mundshëm negativ i një të ashtuquajturi “Brexit pa marrëveshje”.

Vonesa të gjata në porte dhe aeroporte. Mungesa të ushqimit, ilaçeve dhe karburantit. Trazira civile. Protesta dhe një rikthim i mundshëm i dhunës në Irlandën Veriore.

Këto janë parashikimet e qeverisë britanike për atë që mund të ndodhë në rast se Britania shkëputet nga BE-ja pa marrëveshje në fund të tetorit. Dokumenti, i rrjedhur në mediat britanike, ishte hartuar tre javë më parë. Kryeministri Boris Johnson këmbëngul se informacioni është i vjetëruar.

“Mund të ketë pengesa në rrugë, por ne do të jemi të gatshëm të dalim më 31 tetor – me apo pa marrëveshje. Tani, sigurisht, miqtë dhe partnerët tanë në anën tjetër po tregojnë pak ngurrim për momentin për të ndryshuar pozicionin e tyre. S’ka problem. Jam i sigurt se do ta bëjnë”, tha kryeministri.

Por Brukseli thotë se Britania nuk ka ofruar një “zgjidhje operacionale ligjore” për të mos vendosur një kufi të vështirë mes Irlandës Veriore dhe Republikës së Irlandës, pika kryesore e debatueshme e marrëveshjes.

“Kjo është pjesë e një strategjie për ta bërë të duket sikur ai është vërtet serioz për një Brexit pa marrëveshje. Do ta mësojmë nëse kjo është vërtet e tillë, deri në fund të shtatorit. Vetëm në fund të shtatorit do të fillojmë të shohim nëse Britania do të kërkojë një zgjatje, do të thërrasë zgjedhje të përgjithshme, apo nëse Boris Johnson do të duhet të bëjë ndonjë kthesë e kështu me radhë . Për momentin, ai është ende në fazat e tij të hershme të periudhës së muajit të mjaltit”, thotë Tim Oliver në Universitetin Loughvorough të Londrës.

Gjatë këtij muaji mjalti politik, udhëheqësi britanik po kërkon një partner të ri përtej Atlantikut pas divorcit me BE-në. Johnson do të takohet me Presidentin Donald Trump për herë të parë në rolin e tij të ri në Samitin e G7-ës. Të dy kanë thënë se duan një marrëveshje të shpejtë tregtare.

“Është sigurisht e mundur që Boris Johnson dhe Donald Trump, pas një Brexiti pa marrëveshje, të negociojnë një marrëveshje të shpejtë tregtare. Marrëveshjet e shpejta tregtare kanë prirjen të jenë mjaft të cekëta dhe kanë vetëm përfitime të padobishme ekonomike. Dhe ndoshta për arsyen se Britania do të ishte goxha e dëshpëruar politikisht për të provuar se marrëveshjet tregtare janë të mundura të arrihen, ajo do të ishte më e favorshme për Shtetet e Bashkuara”, thotë John Springworth në Qendrën për Reformën Evropiane.

Por udhëheqësit e tjerë të G7 kanë frikë nga tronditjet ekonomike të një Brexiti pa marrëveshje – dhe ka të ngjarë t’i thonë kryeministrit të ri britanik se ai është në rrugën e gabuar, thotë analisti John Kirton.

“Të gjithë do t’i thonë ‘Boris, vërtetë e ke? Ekonomia britanike po shkon qysh tani tatëpjetë”

Por, me kryeministrin Johnson të ngatërruar në betejat e brendshme politike, nuk ka gjasa që udhëheqësit e tjerë të G7 ta bindin atë të ndryshojë drejtim. Analistët thonë se strategjia e zotit Johnson është që të shpresojë se Bashkimi Evropian do të jepet në minutën e fundit – dhe nëse jo, ai do të përpiqet të fajësojë ndërhyrjen e supozuar të Brukselit për kaosin e një Brexiti pa marrëveshje./VOA

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Teuta rimerr vendin e tretë

Sherif Kallaku e ka ngjitur edhe njëherë tjetër Teutën në vendin e tretë në klasifikim, pasi ka shënuar golin e fitores ndaj Skënderbeut. Mesfushori 22-vjeçar...

Werder Bremen dhe Rashica “mbijetojnë” në Bundesliga-n gjermane

Werder Bremen dhe Rashica “mbijetojnë” në Bundesliga-n gjermane! Bremen do të jetë edhe sezonin e ardhshëm mes më të mirëve të futbollit gjerman. Skuadra me të...

Sherr masiv në kampin e emigrantëve në Greqi

Një sherr masiv ka ndodhur në kampin e emigrantëve Moria, në ishullin grek të Lesbos. Raportohet se një i ri afrikan ka ndërruar jetë, ndërsa...

Macron shkarkon ministrin e Brendshëm

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, shkarkoi të hënën nga detyra ministrin e Brendshëm, Christophe Castaner. Shkarkimi është pjesë e një riorganizimi të kabinetit qeveritar, pas...

Eksplorimi i planetit Mars

Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Kina kanë në plan të lëshojnë veçmas anije hapësinore robotike drejt planetit Mars. Planeti i...