Britania e madhe nuk do t’i pranojë më të gjithë punëtorët e pakualifikuar dhe ata që nuk flasin anglisht.
Sipas “The Guardian”, qeveria britanike do të huazojë modelin australian për të siguruar “kontroll të plotë” të kufirit të tyre.
Ligji i cili pritet të futet në fuqi në janar të 2021 ka ngritur polemika të shumta, për shkak të humbjes së fuqisë punëtore. Ky është ligji i parë që prek emigrantët që dëshirojnë të shkojnë në Britani, që pas daljes së vendit nga Bashkimi Evropian.
Në 10 faqet e planit të qeverisë së Boris Johnson të përcaktuara, ndër të tjera thuhet:
– kufijtë britanikë do të mbyllen për punëtorë të pakualifikuar dhe të gjithë emigrantët që nuk dinë anglisht
– Kushdo që dëshiron të vijë në Britani, të punojë duhet të ketë në duart e tij një ofertë pune prej nga ku të fitojë 25,600 paund në vit. Megjithëse kjo është një shifër e ulët për specialitete siç janë infermierët që nuk kanë
– Nuk do të ketë hapësirë për punë të pavarur – p.sh. Hidraulikët polakë ose ndërtuesit që nuk kanë një kontratë pune.
– Kontrollet kufitare nuk do të pranojnë identitete nga vende të tilla si Franca dhe Italia, në mënyrë që të parandalojnë që incidentet mes punëtorëve jashtë BE-së të ‘mashtrojnë’ sistemin me identitete të rreme ose të vjedhura
– Mbetet e drejta e kalimit falas për artistë, argëtues, atletë dhe muzikantë.