E mërkurë, 16 Qershor, 2021
25.5 C
Tirana

Britania e Madhe, vendi i parë në Evropë me 50 mijë viktima nga Covid

Britania e Madhe, është bërë vendi i parë në Europë, që tejkalon 50 mijë viktima nga Covid-19, që prej fillimit të pandemisë.

Ditën e sotme në Britani, kanë humbur jetën 595 persona, duke e çuar numrin total të fataliteteve në 50,365. Gjithashtu janë infektuar edhe 22,950 qytetarë të tjerë, në 24 orët e fundit.

Aktualisht vendi gjendet në një izolim të dytë kombëtar, i cili nisi në 5 nëntor dhe do të përfundojë në 2 dhjetor, në përpjekje për të ulur numrin e infektimeve dhe për të evituar kolapsin e sistemit shëndetësor.

Pavarësisht lajmeve pozitive se një vaksinë e Pfizer dhe BioNTech ka treguar efektivitet deri në masën 90% ndaj koronavirusit, kryeministri Boris Johnson ka deklaruar se vendi ende nuk është në fund të tunelit.

Që prej fillimit të pandemisë, sipas shifrave të qeverisë, në Britani janë konfirmuar 1.2 milionë raste të infetuar me Covid-19.

 

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Ka ndërhyrë Rusia në zgjedhjet e fundit? Ja si përgjigjet Joe Biden

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Joe Biden, është pyetur nga gazetarët, nëse Rusia ka ndërhyrë në zgjedhjet e fundit presidenciale, ku ai...

”Ngrita çështjen e një Europe të lirë”/ Biden”: Putinit ia thashë të gjitha

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden ka zbardhur detaje në lidhje me takimin e zhvilluar ditën e sotme në Gjenevë, me...

Si Basha do jetë i pari që do e lëshojë Berishën

Nga: Ben Andoni Partia Demokratike ka mbaruar zgjedhjet duke vendosur për të tretën herë me radhë z. Basha në krye të saj. Në fakt, ai nuk...

Italia në panik/ Alarm për bombë pranë stadiumit ku do luhet kundër Zvicrës

Italia ndodhet në panik, pak orë para se përfaqësuesja të luajë ndeshjen e dytë të kampionatit europian përballë Zvicrës. Një alarm për bombë, ka...

SHBA i dhuron Shqipërisë, 1 milion dollarë pajisje mjekësore

Komanda europiane e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, i ka dhuruar Shqipërisë 1 milion dollarë pajisje mjekësore kundër koronavirusit për spitalin Nënë Tereza në...