E premte, 15 Janar, 2021
6 C
Tirana

Britania e Madhe teston ilaçin e ri që bllokon zhvillimin e koronavirusit

Shkencëtarët britanikë po provojnë një ilaç të ri që mund të parandalojë zhvillimin e Covid-19 për dikë që ka qenë i ekspozuar ndaj virusit, për të cilin ekspertët thonë se mund të shpëtojë shumë jetë.

Ilaçi, i bazuar në antitrupa kundër koronavirusit, është zhvilluar nga University College London Hospitals, the National Health Service Trust (UCLH) dhe AstraZeneca, kompania farmaceutike që gjithashtu, së bashku me Universitetin e Oksfordit, kanë krijuar një vaksinë që Agjencia Rregullatore e Barnave dhe Produkteve Shëndetësore pritet të miratojë për përdorim në Britani javën e ardhshme, shkruan The Guardian.

Terapia me antitrupa do të jepte imunitet të menjëhershëm kundër sëmundjes dhe mund të jepet si një trajtim urgjent për pacientët e shtruar në spital dhe banorët e shtëpive të kujdesit për të ndihmuar në përmbushjen e shpërthimeve.

Sipas ekspertëve, mund të jetë në dispozicion sa më shpejt që në mars ose prill të vitit të ardshëm, nëse miratohet nga rregullatori i ilaçeve pasi të ketë shqyrtuar provat nga studimi.

Në Britani është shfaqur një mutacion i Covid-19, që ka alarmuar të gjithë botën. Për pasojë, shumë vende kanë mbyllur kufinjtë me këtë shtet, përfshirë Shqipërinë.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Rama i sigurtë për fitoren, bën bilancin para zgjedhjeve

Në një konferencë për mediat, kryeministri Rama u ndal tek përmbytjet në vend, duke thënë që jemi përmisuar në krahasim me vitet e kaluara....

Dëborë dhe ngrica, temperaturat në minus për nesër

Sot pasdite (e premte, dt. 15) dhe nesër (e shtunë, dt. 16) priten reshje të dobëta në qarqet e jugut, ndërsa në pjesën tjetër...

Pamje të rënda/Përplasen 2 makina, kalimtari që priste në trotuar humb këmbët

Kalimtari që u përplas sot nga një makinë në Tiranë, për fat të keq ka humbur të dyja këmbët. Aksidenti i rëndë ndodhi mëngjesin...

Ne nuk jemi gati për Evropën pa Angela Merkelin

Nga: Mujtaba Rahman “Politico.eu” 2021 është viti kur Evropa do të duhet të mësojë që të jetojë pa Angela Merkelin. Kancelarja gjermane do të tërhiqet...

Rama do fërkojë duart, për sa kohë që opozitarët mbeten pragmatistë

Nga: Ben Andoni Do kishin një zë shumë më të besueshëm për publikun shqiptar nëse do të tregonin se konform programit dhe fizionomive, partitë e...