Ekonomia e Britanisë së Madhe është në recension si pasojë e pandemisë së koronavirusit.
Zyra për Statistikat Kombëtare (ONS) deklaroi se vendi u kontraktua me një rekord prej 20.4% në tremujorin e dytë të këtij viti.
“Produkti i Brendshëm Bruto (PBB) ra me 2,2% në tremujorin e parë”, deklaroi ONS.
Sipas mediave britanike, tkurrja tremujore në periudhën prill-qershor ishte më e madhja që nga viti 1955, kur agjencia filloi të mbante shënime tremujore.
“Ekonomia filloi të rimëkëmbet në qershor, me rihapjen e dyqaneve, fabrikat filluan të rritnin prodhimin dhe ndërtimin e shtëpive duke vazhduar të rimëkëmbeshin”, tha Jonathan Athow i ONS-së.