E enjte, 16 Shtator, 2021
21.5 C
Tirana

Britania e Madhe ofron 5 mijë paund nëse pranon të riinfektohesh me Covid-19

Njerëzit e rinj që janë rikuperuar nga Covid-19 do të infektohen qëllimisht si pjesë e një studimi shkencor dhe për këtë do të paguhen 5 mijë paund.

Qëllimi do të jetë të zbulohet se si reagojnë sistemet e tyre imune ndaj ekspozimit ndaj virusit për herë të dytë.

Vullnetarët do të jenë të moshës 18-30 vjeç dhe do të marrin pjesë në provën e ‘sfidës njerëzore’ të Universitetit të Oksfordit, shkruan Metro.uk.

Të gjithë pjesëmarrësit do të jenë infektuar natyrshëm më parë dhe do të ri-infektohen në një mjedis të sigurt dhe të kontrolluar. Ata do të futen në karantinë për 17 ditë ndërsa do të kujdesen nga studiuesit në një spital derisa të rezultojnë negativ.

Këto lloje studimesh sfidë njerëzore janë përdorur më parë në zhvillimin e mëtejshëm të trajtimeve për gjëra të tilla si malaria, tuberkulozi, tifoja, kolera dhe gripi. Kërkimet e fundit kanë treguar se një infeksion i mëparshëm i koronavirusit nuk i mbron plotësisht të rinjtë nga ri-infektimi.

Sipas një studimi vëzhgimi të më shumë se 3,000 anëtarëve të shëndetshëm të Trupave Detare të SHBA, shumica e të cilëve ishin të moshës 18-20 vjeç, midis majit dhe nëntorit 2020, rreth 10% (19 nga 189) e pjesëmarrësve të cilët kishin qenë më parë të infektuar me Sars -CoV-2 (seropozitiv) u infektua përsëri.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

E vetmja mënyrë për të trembur Ramën

Nga: Dritan Hila Tashmë që janë trajtuar të gjitha variablet e seriozitetit apo ambiguitetit të sjelljes së Bashës ndaj Berishës dhe pasojat që do ketë...

Nëndetëset me energji bërthamore, Kina denoncon paktin SHBA-Britani-Australi

Kina ka denoncuar një pakt historik të sigurisë midis SHBA, Britanisë së Madhe dhe Australisë, duke e përshkruar aleancën si "jashtëzakonisht të papërgjegjshme" dhe...

Mësimi nga mençuria e gjyqtarit Learned Hand

Nga: Irena Beqiraj Po jetojmë një periudhë të çmendur “skepticizmi” ndaj Amerikës. Mesazhet e shumë zyrtarëve të saj duken butaforike. Por historia na tregon që...

I zhdukur prej dy ditësh, 39-vjeçari gjendet pa shenja jete

Policia e Tiranës njofton se është gjetur pa shenja jete një 39-vjeçar në zonën e quajtur "Kodrat e Selitës". Policia ka indentifikuar viktimën, shtetasi...

“Shqipëria do monitorohet nga kamerat”, ministri Çuçi zbulon planin

Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi, ka zbuluar sot në Kuvend objektivat e dikasterit që ai drejton në 4 vitet e ardhshme të 'Qeverisë Rama'....