Bota

Britania e Madhe la gojë hapur Rusinë, mbron fuqishëm Kosovën në OKB

               Publikuar në : 16:59 - 10/02/19 lm

Pas deklaratave të ambasadores britanike, Karen Pierce në Këshillit të Sigurimit se Kosova ka të drejtën e ushtrisë së vet ka reaguar Ambasada e Rusisë në Londër.

Në reagimin e ambasadës ruse u tha përsëri që themelimi i ushtrisë së Kosovës është kërcenim i drejtpërdrejtë për serbët që jetojnë në veri të Kosovës dhe se kjo paralajmëron rritje të tensioneve, shkruan TASS.

Ambasada ruse tutje tha se përpjekjet e BE-së për ndërmjetësim midis dy palëve kanë dështuar.

“Në vend të përputhjeve me angazhimet vullnetarë në normalizimin e situatës në rajon, ata (anëtarët e BE-së) në faktë kanë mbyllë sytë e tyre për shkeljet flagrante të së drejtës ndërkombëtare” thuhej në reagimin e ambasadës ruse.

Ambasadorja e Britanisë së Madhe, Karen Pierce tha në Këshillin e Sigurimit se interpretimi ligjor britanik i Rezolutës 1244 nuk e ndalon formimin e ushtrisë së Kosovës.

Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT