E martë, 27 Tetor, 2020
10 C
Tirana

Britania do të vuajë më shumë po të dështojnë bisedimet pas Brexit-it

Më të lexuarat

Covid në vend: Në 24 orë 288 raste, numër i ulët i të shëruarve

Në 24 orët e fundit, është regjistruar një rënie e lehtë  e rasteve të reja me Covid-19 në vend. Ministria e Shëndetësisë, informon se 288...

Video/ Çmendet futbollisti, godet me lëvizje kung-fu lojtarin kundërshtar

Ndeshja e Ligës së Parë mes Montpelje dhe Reims përfundoi me rezultatin e thellë 0-4 për miqtë. Rezultati mbeti në hije për shkak të asaj...

Këto janë 4 simptomat e Covid-19, që mund t’ju çojnë në spital

Ndërsa mund të mos ketë nga ato që quhen “simptoma të një Covid-i të mirë”, disa janë padyshim më të këqija se të tjerat....

Manastirliu i përgjigjet akuzave të PD, ja kur do të hapet spitali Covid 3

Ditën e sotme ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka zhvilluar një takim me stafin mjekësor në Spitalin Infektiv. Ministrja është shprehur se situata në të...

Përplasja me Macron, Erdogan thirrje turqve: Mos blini mallra franceze

Presidenti turk, Rexhep Taip Erdogan u ka bërë thirrje turqve që të mos blejnë mallrat franceze. Gjatë një fjalimi në televizion, ai u bëri thirrje...

Fotoja bëhet virale/ Melania Trump përdor sozi

Shpesh është folur që Zonja e Parë e SHBA ka një sozi, e cila e shoqëron presidentin hera-herës. Përkundrejt këtyre zërave, Trump e ka...

E përjashtojnë nga emisioni/ Nuk ndalet Shqipja, bën deklaratën e radhës

Emisioni ‘Përputhen’ përjashtoi nga emisioni konkurrenten Shqipe Hysenaj. Ajo bullizoi një prej çunave, dhe dy vajzat, Tean për peshën e saj dhe Anën për...

Kudo me truprojë, si ndryshoi jeta e Luanës pas përndjekjes (FOTO)

Pas denoncimit që bëri ndaj një të riu për përndjekje, moderatorja Luana Vjollca shfaqet kudo me truprojë. “Në çdo hap me mua. Faleminderit për sigurinë...

E trishtë, ndërron jetë ish-futbollisti i Manchester City

Manchester City ka dhënë një lajm të trishtë për botën e futbollit. Klubi njofton se ka ndërruar jetë në moshën 17-vjeçare ish-lojtari i të rinjve,...

Hajdari zbulon emrin e partisë me të cilën do garojë në zgjedhje

Deputetja Rudina Hajdari, do të garojë me një parti të re në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit. Në ‘News 24’, Hajdari tha se partia e...

BE është i përgatitur po të dështojnë bisedimet pas Brexitit, ndërsa ekonomia e Britanisë do të përballet me “pasoja shumë të rëndësishme”. Ky është paralajmërimi i Ministrit të Financave të Gjermanisë, Olaf Scholz.

Ekonomia e Britanisë së Madhe do të përballet me “pasoja shumë të rëndësishme”. Ky është paralajmërimi që ka bërë Ministri i Financave të Gjermanisë, Olaf Scholz. Londra po mendon një plan për të anashkaluar një marrëveshje të mëparshme të Brexitit. Zëvendëskancelari gjerman dhe Ministri i Financave të Gjermanisë, Olaf Scholz e paralajmëroi Britaninë e Madhe se do të mbante barrën e pasojës, po të dështojnë pa një marrëveshje bisedimet tregtare pas Brexitit

“Vlerësimi im është se një situatë e parregulluar do të kishte pasoja shumë të rëndësishme për ekonominë britanike,” tha Scholz, pasi doli nga takimi i së shtunës i ministrave të Financave të BE në Berlin.

“Evropa do të ishte në gjendje ta përballonte situatën. Dhe këto nuk do të ishin pasoja veçanërisht të vështira, duke pasur parasysh përgatitjet që kemi bërë tashmë.” Komisioneri i BE për Ekonominë, Paolo Gentiloni shtoi: “Ne jemi të përgatitur të merremi me rezultatin e jashtëzakonshëm negativ të këtij diskutimi”, duke shtuar se i takonte Britanisë së Madhe të “rivendoste besimin”.

Raundet e fundit të bisedimeve BE- Britani e Madhe për mënyrën e strukturimit të marrëdhënieve të ardhshme tregtare pas gati 50 vjet ndërvarësie kanë ngecur, në atë masë sa kryeministri britanik Boris Johnson ka paraqitur një projektligj të diskutueshëm të Tregjeve të Brendshme, që pritet të debatohet nga ligjvënësit të hënën.

Shkëputja me ashpërsi e lidhjeve

E përshkruar nga një ministër si një shkelje “e kufizuar” e marrëveshjes së Brexitit të nënshkruar janarin e kaluar, kjo lëvizje bëri që liderët e Parlamentit Evropian të kërcënonin të premten se do të vinin veton për çdo marrëveshje tregtare, po të shkelte Londra premtimet e saj të janarit.

Britania e Madhe u largua nga BE në 31 janar, por në një periudhë tranzicioni përfiton nga tregtia pa doganë e BE deri në fund të vitit 2020. Të dyja palët i kanë dhënë kohë vetes deri në fund të tetorit për të zgjidhur çështjen e fundit, e cila po të mos zgjidhet do të krijonte pasiguri rreth gati 844 miliardë euro (1 trilion dollarë) në tregtinë midis BE dhe Britanisë në fillim të 2021, kur mbaron periudha e tranzicionit.

BE ka kërkuar prej kohësh garanci që kufiri midis Irlandës së Veriut dhe Republikës së Irlandës, anëtare e BE, nuk do të bëhet kufi i fortë. Në një artikull në gazetën Daily Telegraph të shtunën, kryeministri britanik Boris Johnson pohoi se BE “në të vërtetë mund të ndalojë transportin e produkteve ushqimore nga Britania e Madhe në Irlandën e Veriut”. Johnsoni e përshkroi ligjin e Tregut të Brendshëm të Britanisë së Madhe si një “rrjet sigurie ligjore”./DW

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Kryemadhi: Rama i ka kthyer shqiptarët si qen me maska

Kryetarja e LSI,  Monika Kryemadhi ka folur në lidhje me vendimin e mbajtjes së maskës me detyrim në ambientet jashtë. Kryemadhi është shprehur se përdorimi...

Thaçi i ashpër me Perëndimin: Po i bën padrejtësi Kosovës me vizat

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, thotë se është padrejtësi që Bashkimi Evropian nuk liberalizon vizat me Kosovën. Sipas tij, Perëndimi ka rënë në lajthitje. Teksa foli...

Ndeshje dramatike në “San Siro”, Kumbulla i shënon dhe ndal Milanin

Përfundon supersfida e javës së 6 të Serisë A, mes Milanit dhe Romës. Ndeshja ka prodhuar jo vetëm lojë të bukur, por edhe gola, pasi...

Hajdari ashpërson tonet: PD dhe PS, banda që luftojnë me njëra-tjetrën

Për deputeten Rudina Hajdari, dy partitë më të mëdha në vend PD dhe PS janë kthyer në banda të cilat luftojnë me njëra-tjetrën. Hajdari shprehet...

Krijimi i partive të reja, Patozi: ‘Thërrmimi’ i PD mund të dali për mirë

Kreu i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi, thotë se fragmentarizimi i PD mund t’i sjelli dobi Shqipërisë. Sipas tij, edhe nëse PD “thërrmohet fare, ndoshta nuk...