Parlamenti i ri britanik ka mbështetur marrëveshjen e kryeministrit Boris Johnson për Brexit.
Fitorja e zgjedhjeve më 12 dhjetor i ka dhënë një shumicë të gjerë përfaqësimi në Dhomën e Komuneve, Johnsonit. Kështu ligji për aplikimin e marrëveshjes së divorcit të negociuar me Brukselin u miratua në seancën e dytë, me 358 vota pro dhe 234 kundër.
Ky ligj synon daljen e Britanisë së Madhe nga Bashkimi Evropian më datë 31 janar. Pas pranimit të mbretëreshës së Britanisë, do të mbetet vetëm që Parlamenti Evropian ta ratifikojë.