E shtunë, 23 Janar, 2021
12 C
Tirana

Britani/ Një i moshuar me dializë, personi i parë që mori vaksinën AstraZeneca

Britania filloi sot vaksinimin e popullsisë së saj me vaksinën e prodhuar nga Universiteti i Oksfordit dhe kompania AstraZeneca, duke filluar me të moshuarit dhe personat më në rrezik.

Britania e quajti një “triumf” shkencor administrimin e vaksinës së AstraZeneca-s sot tek 82 vjeçari Brian Pinker, pacient me dializë, që u bë personi i parë që mori vaksinën pas provave klinike.

“Jam shumë i kënaqur që po marr vaksinën për COVID-19 sot dhe jam me të vërtetë krenar që ajo është krijuar nga Oksfordi,” tha zoti Pinker pas marrjes së vaksinës vetëm disa qindra metra larg vendit ku ajo u krijua.

Një muaj më parë, Britania u bë vendi i parë që filloi përdorimin e vaksinës së zhvilluar nga kompanitë Pfizer dhe BioNTech.

E gjashta në botë për nga numri i vdekjeve me Covid-19 dhe një nga vendet më të goditura nga kriza ekonomike që ka shkaktuar pandemia, Britania po përballet me një shtim të rasteve të reja ditore të nxitura nga një variant i ri i virusit.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

E trishtë/ Ndërron jetë në moshën 35-vjeçare ish-sulmuesi

Ish-sulmuesi xhamajkan, Luton Shelton ka ndërruar jetë në moshën 35-vjeçare, për shkak të një sëmundje. Shelton ishte diagnostikuar në vitin 2018 me sëmundjen “ALS”, e...

Berlini përgatitet për konsultime me administratën Biden

Lehtësimi i jashtëzakonshëm u shpreh në Gjermani që kur Joe Bideni i fitoi zgjedhjet presidenciale. Kurse të mërkurën (20.01.), kancelarja Angela Merkel i shkroi...

Samsung u ngrit si një dyqan që shiste perime, dhe kuriozitete që nuk i dinit

Sistemi ligjor i Japonisë ka një normë dënimi prej 99 për qind. Peshkimi mbetet profesioni i dytë më i rrezikshëm i Shteteve të Bashkuara, pas...

Analisti: Basha do ketë Tiranën, ja kush do jetë drejtuesi i PD në Gjirokastër

Partia Demokratike ka emëruar drejtuesit politik në pjesën më të madhe të qarqeve, ndërkohë që janë ende për t’u zbuluar se cilët do të...

A do jetë sërish kandidat për deputet? Ja si përgjigjet Ervin Salianji

Ervin Salianji është shprehur se ekziston mundësia që ai të jetë kandidat për deputet në listën e Partisë Demokratike. I ftuar në “Zonë e lirë”,...