E enjte, 5 Gusht, 2021
29.5 C
Tirana

Britani/Ministrja e Shëndetësisë rezulton pozitive me koronavirus

Përhapja me shpejtësi e koronavirusit po shkakton panik te njerëzit në mbarë botën, teksa më shumë se 110 mijë persona rezultojnë të prekur në rang global.

Në mesin e të prekurve ka pasur edhe shumë figura të njohura politike nga Greqia, Italia apo edhe Irani ku 2 deputetë ndërruan jetë.

Rasti më i fundit i regjistruar është ai i ministres së Shëndetësisë të Britanisë së Madhe, Nadine Dorries, e cila ka rezultuar pozitive.

Përmes një postimi në Twitter, ajo sqaroi se ka marrë të gjithë masat e nevojshme dhe është vetëizoluar në shtëpi. Dorries tha se është më shumë e shqetësuar për nënën e saj 84-vjeçare.

“Faleminderit për kaq shumë urime të mira. Është goxha mbeturinë, por shpresoj se do më e keqja kaloi. Më shumë e shqetësuar jam për nënën time 84 vjeçe që po qëndron me mua dhe filloi sot me kollën. Ajo po testohet nesër. Mbani të sigurt dhe vazhdoni t’i lani ato duar, të gjithë”, shkruan ajo në postimin e saj.

Kujtojmë se edhe presidenti i PE-së, David Sassoli njoftoi dje se do të vetëizolohej në shtëpinë e tij si masë sigurie, pasi kishte qenë në Itali.

Në Mbretërinë e Bashkuar, kanë humbur jetën gjashtë persona nga koronavirusi dhe janë infektuar 382 persona nga të cilët 324 në Angli, 27 në Skoci, 16 në Irlandën e Veriut dhe 15 në Uells.

Lexo edhe :   Politikanët kërkojnë vaksinimin e fëmijëve
- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

“Pasaporta e vaksinës”, një “teori konspirative” që po bëhet realitet

Një ditë më parë është konfirmuar zyrtarisht se New Yorku do të lejojë vetëm të vaksinuarit në bare, palestra e aktivitete argëtuese. Lajmi është...

Llogari bankare për të pastruar paratë, si e zbuloi FBI-ja 74-vjeçaren

S’janë të paktat rastet kur shtetasit e huaj strehohen në Shqipëri për t’iu shmangur drejtësisë në vendet ku janë rezident. Shtetasja amerikano-kanadeze, Lyda Harris,...

“Për lexim gjatë gushtit”

Nga: Skënder Minxhozi Ka qenë një kohë kur nxënësve ju jepej, gjatë pushimeve verore, një listë me libra për t’i lexuar. Atij brezi që e...

Kursi i këmbimit/Rritje e lehtë e euros, dollarit dhe paundit

Në kursin e këmbimit valutor, sot vihet re një rritje e lehtë e euros, paundit britanik,  dollarit dhe frangës zvicerane. Më poshtë do të gjeni...

Zhvillimet kryesore në rajon në 24 orët e fundit

Çfarë ka ndodhur në rajon në 24 orët e fundit 1- Profesori i shkencave politike: Forcimi i sovranitetit të Kosovës, garanton integrimin e gjithë rajonit 2-...