E enjte, 20 Janar, 2022
-1.5 C
Tirana

Britani/ 60-vjeçarja vjedh diamante me vlerë 4,8 milionë euro, me një ‘marifet’

Një 60-vjeçare në Britaninë e Madhe, arriti që të vjedhë diamante në vlerë rreth 4.8 milionë euro, pasi u paraqit si një person i trajnuar dhe i kualifikuar për të njohur dhe vlerësuar xhevahiret.

Gruaja e identifikuar si Lulu Lakatos, mashtroi argjendarët duke pretenduar se detyra e saj ishte të kontrollonte profesionalisht diamantet nga kompania Boodles në Londrën qendrore, dhe më pas me një lëvizje delikate të duarve, i zëvendësoi ato me gurë të zakonshëm, shkruan The Guardian.

Lakatos vlerësoi shtatë diamante në një dyqan në New Bond Street përpara se t’i fuste në një qese, dhe mashtrimi i saj u zbulua vetëm kur u hap përsëri e njëjta çantë, në të cilën u gjetën gurë të zakonshëm.

Lakatos, e cila ka lindur në Rumani dhe jetonte në Francë, mohoi aukzat ndaj saj, se ksishte shkuar në argjendari për të vjedhur diamantet. Ngjarja ka ndodhur në muajin mars të vitit 2016, por vetëm shtatorin e kaluar, Lakatos u arrestua në Francë me një urdhër arresti evropian dhe u ekstradua në Britaninë e Madhe, teksa gjyqi ndaj saj vijon.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Përfshihet nga flakët një apartament në zonën e Freskut në Tiranë

Një banesë në zonën e Freskut në Tiranë, është përfshirë nga flakët. Flakët e zjarrit kanë përfshirë banesën e marrë me qira nga shtetasja...

Ngrica, dëborë dhe temperatura deri në -4 gradë celcius

Moti në vendin tonë do të karakterizohet kryesisht nga kthjellime dhe vranësira të lehta, veçanërisht në Ultësirën Perëndimore. Ndërsa zonat përgjatë kufirit lindor, do...

Basha i përgjigjet Metës pas takimit me Ballën

Kryedemokrati Basha ka dhënë garanci se PD nuk do t’i iki asnjë beteje, përfshirë edhe zgjedhjet vendore. Qëndrimi i tij pason pas deklaratës për...

Krijohet sistemi që “parashikon” pacientët më të rrezikuar me Covid-19

Shkencëtarët në Gjermani kanë zhvilluar një sistem të ri të inteligjencës artificiale, i cili analizon proteinat në një mostër të vetme gjaku te një...

PD po shkon drejt ndarjes?

Nga: Artur Ajazi Mendimi për një ndarje të mundshme të PD-së, po shprehet dhe promovohet hapur ditët e fundit në çdo ambient mediatik. Në dukje...