E shtunë, 23 Janar, 2021
10 C
Tirana

Brezi i ri si kokë turku

Nga: Ermal Hasimja

Në vitet 1600, trashëgimtari i fronit anglez shoqërohej gjithmonë nga një “whipping boy”, një fëmijë që edukohej bashkë me princin, me kushtin që të ndëshkohej me kamxhik sa herë që princi shkelte rregullat. Vetë princi nuk mund të ndëshkohej për shkak të statusit dhe kësisoj ndëshkimi realizohej në mënyrë simbolike mbi shoqëruesin e tij.

Me mbylljen e pjesshme të shkollave, shoqëria shqiptare po realizon të njëjtën praktikë me sistemin parauniversitar. Në vend që kostoja të paguhet nga shoqëria në tërësi, ajo u kalohet atyre që nuk kanë asnjë zë a përfaqësim, brezit të ri.

Vendimi i Ministrisë së Shëndetësisë, me shumë gjasa përkundër rekomandimeve të ekspertëve të Arsimit apo edhe vetë Ministrisë së Arsimit, dënon me mungesë shkolle atë shtresë të shoqërisë që ka më së pakti përgjegjësi për situatën e pandemisë dhe që ka më tepër nevojë se të gjithë për mjedisin social, në këtë rast klasën.

Së pari, shumica dërrmuese e studimeve konfirmojnë se fëmijët janë shkaktarët më të vegjël të përhapjes së virusit. Hapja e shkollave në shtator e vërtetoi këtë edhe te ne. Virusi vazhdoi përhapjen e vet sipas kurbës që ishte përcaktuar më herët pa u ndikuar nga shkollat. Duke mos qenë simptomatikë, fëmijët janë përcjellës të dobët. Për më tepër, sipas protokollit të përcaktuar, nxënësit qëndrojnë gjithë kohës me të njëjtin grup, duke kufizuar çdo lloj përhapjeje virusi edhe nëse merret. Në rreth 300.000 fëmijë e të rinj shqiptarë në kontakt me mjedisin shkollor, nuk ka deri tani asnjë fatalitet nga virusi.

Së dyti, për 80% të nxënësve shkolla online është e barabarte me 0 shkollë: mungesë e mjeteve, mungesë e internetit, mungesë e aftësisë së mësuesve për të zhvilluar mësim online, ftohje e procesit mësimor, etj., etj. Eliminimi i komunikimit të drejtpërdrejtë në klasë me mësuesit dhe shokët e klasës ka pasoja psikologjike shumë herë më të rrezikshme sesa virusi. Në vendet perëndimore është dhjetëfishuar numri i rasteve të fëmijëve e të rinjve me depresion dhe probleme të tjera të rënda, që lidhen drejtpërdrejt me izolimin shoqëror.

Lexo edhe :   Biden shpalos sot planin kundër koronavirusit

Së treti, po i heqim fëmijët nga klasa ku rrinë me maska e dezinfektues në dorë nën kontrollin e mësuesve dhe po i kalojmë në rrugë, në lagje, qendra tregtare a mjedise të tjera sociale ku nuk i ruan askush. Sa fëmijë keni parë nëpër rrugët e Tiranës me maska? Po në qytetet e tjera? Po nëpër fshatra? Nuk po i ruajmë fëmijët e as gjyshërit e tyre: thjesht po lajmë gojën për të thënë se bëjmë diçka për t’u ruajtur, pavarësisht se rrezikojmë edhe më tepër pikërisht ata që shpallim se po ruajmë. E njëjta gjë edhe me studentët: mos vallë tani që ua mbyllëm universitetet, janë duke ndenjur në shtëpi? Hidhuni një sy kafeve për të parë përqendrimin e paparë të ekonomistëve, arkitektëve e juristëve 20-vjeçarë që kanë.

Lexo edhe :   Biden shpalos sot planin kundër koronavirusit

Fëmijët shqiptarë kishin mjaftueshëm probleme me mungesën e mësimit gjatë karantinës pranverore dhe me cilësinë e mësimit të shkurtuar prej shtatorit.

Shkurt, po penalizojmë fëmijët për të mos penguar entuziazmin e Black Friday-t apo ahengjeve të përditshme publike e private. Është saktësisht e kundërta e asaj që ka bërë gjithë Europa. Dallimi i madh vjen nga fakti se Europa nuk i përdor dot fëmijët si gurë shahu e as si “whipping boy”.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

E trishtë/ Ndërron jetë në moshën 35-vjeçare ish-sulmuesi

Ish-sulmuesi xhamajkan, Luton Shelton ka ndërruar jetë në moshën 35-vjeçare, për shkak të një sëmundje. Shelton ishte diagnostikuar në vitin 2018 me sëmundjen “ALS”, e...

Berlini përgatitet për konsultime me administratën Biden

Lehtësimi i jashtëzakonshëm u shpreh në Gjermani që kur Joe Bideni i fitoi zgjedhjet presidenciale. Kurse të mërkurën (20.01.), kancelarja Angela Merkel i shkroi...

Samsung u ngrit si një dyqan që shiste perime, dhe kuriozitete që nuk i dinit

Sistemi ligjor i Japonisë ka një normë dënimi prej 99 për qind. Peshkimi mbetet profesioni i dytë më i rrezikshëm i Shteteve të Bashkuara, pas...

Analisti: Basha do ketë Tiranën, ja kush do jetë drejtuesi i PD në Gjirokastër

Partia Demokratike ka emëruar drejtuesit politik në pjesën më të madhe të qarqeve, ndërkohë që janë ende për t’u zbuluar se cilët do të...

A do jetë sërish kandidat për deputet? Ja si përgjigjet Ervin Salianji

Ervin Salianji është shprehur se ekziston mundësia që ai të jetë kandidat për deputet në listën e Partisë Demokratike. I ftuar në “Zonë e lirë”,...