E premte, 26 Nëntor, 2021
13.5 C
Tirana

‘Brexit’, Trump: Britania do dalë nga BE pa marrëveshje

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, tha në një intervistë për Sunday Times se lideri i Partisë së Brexitit Nigel Farage, duhet të ngarkohet me negociatat e Qeverisë për dalje nga Bashkimi Evropian dhe se Britania duhet të përgatitet të dalë nga blloku pa marrëveshje.

Intervista e tij vjen një ditë para vizitës së planifikuar në Mbretërinë e Bashkuar të hënën. Të shtunën, Trump po ashtu tha se Boris Johnson do të ishte lider i shkëlqyeshëm i Partisë Konservatore,

Trump tha se Farage – kritik i ashpër i kryeministres Theresa May – ka shumë për të ofruar në negociatat me Bashkimin Evropian.

Ai po ashtu shtoi se Britania duhet të largohet nëse nuk e arrin marrëveshjen e dëshiruar, si dhe kishte qenë mjaft kritik ndaj “paaftësisë” së kryeministres May për të finalizuar negociatat me BE-në.

Donald Trump dhe zonja e parë Melania Trump pritet të fillojnë vizitën treditore në Britani të hënën. Ata do të vizitojnë edhe Pallatin Mbretëror ku është planifikuar një drekë me Mbretëreshën Elizabeta. /REL

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Historia e çuditshme e vlonjatit Nuredin beu dhe pritja madhështore në SHBA

Nga: Auron Tare Disa vite më parë, isha ftuar në Nju Jork dhe Uashington DC, për të prezantuar në “Explorer Club” dhe “National Geographic”, projektin...

“Duhet të kujdesem për veten”, Fifi lë shtëpinë e “Big Brother VIP”

Pas incidentit të së martës ku shumë banorë kërkuan që Fifi të largohej, duket se sot ajo ka marrë vendimin final. Fifi ka vendosur...

Abuzoi seksualisht me nipin 8-vjeçar, arrestohet 45-vjeçari nga Prizreni

Një shtetas i shpallur në kërkim pasi akuzohet se ka përdhunuar nipin e tij 8-vjeçar, bëhet me dije se është vënë në pranga. Bëhet...

Fifi i shkruan letër vetes në “Big Brother VIP”

Fifi ka qënë në një gjendje jo të mirë emocionale pas debatit me opinionisten Balina Bodinaku. Ajo ka zgjedhur t’i drejtojë një letër vetes...

Vuçiç jep alarmin: Lindshmëria është e ulët, po shuhemi si komb

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka dhënë alarmin për shuarjen si komb, pasi ka rënë në mënyrë të ndjeshme lindshmëria. Duke marrë shkas nga...