E shtunë, 12 Qershor, 2021
26.5 C
Tirana

Brexit mund të sjellë shkëputjen e Skocisë dhe shpërbërjen e Britanisë së Madhe

Nga Jörg Schindler “Der Spiegel”

 

Të enjten e 6 majit, 5.5 milion skocezë do të zgjedhin një parlament të ri rajonal. Dhe vështirë se ka ndonjë dyshim që Partia Kombëtare Skoceze (SNP), që ka qenë në pushtet për 14 vitet e fundit, do të dalë sërish e para me një fitore të madhe.

Kryeministrja skoceze Nikola Starxhion ka qenë e sinqertë në lidhje me atë që ajo synon të bëjë pas fitores së pritshme:Duke pasur ne dorë një mandat të qartë nga votuesit, ajo do të shqyrtojë të gjitha mundësitë që ka në dispozicion për ta udhëhequr Skocinë drejt pavarësisë nga Britania e Madhe.

Por pengesat për një referendum të dytë për pavarësisë janë shumë të mëdha. Pa marrë miratimin e Londrës, Starxhion ka gjasa të mos jetë në gjendje të mbajë një referendum të tillë. Dhe kryeministri britanik Boris Xhonson e kë bërë të qartë se do të bllokojë çdo përpjekje nga Skocia për të kërkuar pavarësinë.

Por të gjithë në Britani tani janëshumëtë vetëdijshëm se sa vlejnë premtimet e Xhonson. Për me tepër, edhe qeveria qendrore në Uestminster, e ka kuptuar se një përgjigje refuzuese për një referendum të ri do të ishte e vështirë të jepej, pasi ajo vetëm sa do të shërbente për të ushqyer akoma më shumë kauzën e pavarësisë në Skoci.

Ndërkohë më shumë se gjithçka tjetër këtë herë rrethanat kanë ndryshuar. Brexit i realizuar nga Londra,nxori kundër vullnetit të tyre nga Bashkimi Evropian gati dy të tretat e votuesve skocezë. Dhe shumë prej tyre do të dëshironin të riktheheshin në familjen evropiane sa më shpejt të jetë e mundur.

Pra, a do të kemi së shpejti një Scexit? A do të shohim fundin e unionit 314-vjeçar, që

nisi me një martesë të realizuar me vështirësi por që më pas rezultoi e gjatë dhe e suksesshme midis Skocisë dhe Anglisë? Në fakt, ky do të ishte fillimi i fundit të Mbretërisë së Bashkuar.

Nëse shkëputet Skocia, forcat e çliruara nga Brexit do të ishin thuajse të pamundura të ndaleshin.

Edhe në Irlandën e Veriut, qëu bë pjesë e Mbretërisë së Bashkuar saktësisht 100 vjet më parë, dhe ku Brexit ka shkaktuar së fundmi një valë të re dhune, ata që janë në favor të ribashkimit me Irlandën, do ta shohin zhvendosjen e gjërave në favorin e tyre.

Kjo do ta linte Anglinë, dhe Uellsin gjithnjë e më të paqartë brenda kufijve të tyre të shekullit XVII-të, dhe ndoshta e plotësisht e rrethuar nga BE-ja“e urryer”. Për këtë arsye, këto zgjedhje rajonale nuk mund të cilësohen normale. Përkundrazi, zgjedhjet mund të përcaktojnë fatin e një mbretërie, dhe jo më pak fatin e Boris Xhonsonit.

Muajt e fundit, paniku ka qenë i madh në Londër kur bëhet fjalë për të ardhmen e Skocisë.

Në fundin e vitit 2019, në prag të largimit zyrtar të Britanisë nga BE, Xhonson mblodhi një “njësi të Unionit”, të përbërë nga zyrtarë të rangut të lartë, detyra e të cilëve ishte të dilnin

Lexo edhe :   'Shpërndaj drogë se paguhem mirë'/ Dënohet me 10 vite burg shqiptari në Britani

me ide dhe propozime për të qetësuar fqinjin e Anglisë në veri.

Ai komitet nuk solli ndonjë gjë të madhe, por nga ajo kohë, Uestminster ka ndërmarrë nisma të reja, përfshirë një Komitet të Zbatimit të Politikave të Unionit, një Task-forcë të Unionit dhe së fundmi, një Komitet të Strategjisë së Unionit, me këtë të fundit që drejtohen nga vetë Xhonson.

Madje, qeveria konservatore i është drejtuar për ndihmë ish-kryeministrit laburist Gordon Braun. Kur ishte gazetar, Xhonson shkroi në një shkrim se Braun nuk duhej të bëhej kurrë kryeministër “kryesisht pasi ai është një skocez”. Tani, Xhonson shpreson që Braun të ndihmojë në shmangien e shpërbërjes së Mbretërisë së Bashkuar.

Lexo edhe :   'Shpërndaj drogë se paguhem mirë'/ Dënohet me 10 vite burg shqiptari në Britani

Ndërkohë,për të reduktuar ndikimin e SNP, Xhonson dhe konservatorët shpresojnë të nisin  në Skoci zbatimin e një sërë projektesh të mëdha në infrastrukturë. Për më tepër, qindra nëpunës civilë do të zhvendosen nga Londra në Gllasgou për të treguar përkushtimin e Mbretërisë së Bashkuar ndaj Skocisë.

Por deri më tani, skocezët nuk kanë qenë shumë të impresionuar nga përpjekjet e Xhonson për tu afruar me ta. Përkundrazi, që nga koha e referendumit pro Brexit, mbështetja për pavarësinë është rritur ndjeshëm, duke u rritur në 59 për qind në gjysmën e dytë të vitit

Lëvizja për pavarësisë është ngadalësuar së fundmi, pjesërisht për shkak të akuzës për ngacmim seksual të ngritur nga disa gra kundër paraardhësit tëStarxhion, Aleks Salmond. Megjithatë, kjo nuk ka qenë e mjaftueshme për të dëmtuar rolin dominues tëSNP.

Për këtë duhet falënderuar Nikola Starxhion. Që nga referendumi i Brexit në vitin 2016,

50vjeçarja ka bërë gjithçka që ka mundur për ta pozicionuar Skocinë si një alternativë kozmopolite ndaj izolimit të Brexit. Kur Londra ishte e përfshirë në konflikte të pafundme me BE-në, Starxhion – gjakftohtësia stoike e së cilës të kujton herë pas here kancelaren gjermane Angela Merkel – krijoi lidhje të ngushta me Brukselin.

Edhe pandemia ka qenë në favorin e kryeministres skoceze. Ndërsa Xhonson i shpenzoi muajt e parë të pandemisë pa një plan të mirfilltë, duke e shndërruar Anglinë në një nga rajonet më të goditura në Evropë nga Covid-19, drejtuesja e qeverisë në Edinburg ishte shumë më e aftë në menaxhimin e situatës.

Dhe për shkak se qeveritë rajonale janë përgjegjëse për politikën shëndetësore, ajo ishte në gjendje që ta shiste strategjinë e saj si një qasje vërtetë skoceze. Rezultati ishte që gradualisht mori formë ideja e një shteti të pavarur skocez.

Nëse gjithçka shkon sipas planeve të Starxhion, çështja e pavarësisë së Skocisë do të vendoset në gjysmën e parë të legjislaturës së ardhshme, pra maksimumi në fundin e vitit 2023.

Burimi: https://www.spiegel.de/international/europe/a-fateful-election-in-scotland-after-brexit-could-come-scexit-a-cdac4820-17f6-44b9-988a-7abf84cf261d

Përshtatur për Tirana Today

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Vlorë/ Po ndiqej nga policia, automjeti përplaset dhe përmbyset

Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në qytetin e Vlorës. Mësohet se një automjet nuk ndaloi gjatë postbllokut të policisë, dhe shoferi,  në...

Ushtarët e Antikrimit s’mund t’i hidhen krimit

Nga: Preç Zogaj Drejtësia e re me bashkautorësi amerikane dhe europiane, në konceptim dhe zbatim, të cilën unë e kam mbështetur e do të vazhdoj...

Asisti i Shaqirit nuk mjafton, Zvicra ndalet nga Uellsi (Video)

Përfundon ndeshja e dytë e kampionatit europian ''EURO 2020''. Ndeshja e vlefshme për grupin A, midis Uellsit dhe Zvicrës është mbyllur në barazim, me...

Zgjedhje për kreun e ri/ Gjana: Komisionerët e kandidatëve vetëm nga degët e PD

Komiosionerët e çdo kandidati për kryetar në PD duhet të jenë anëtarë të degës përkatëse të PD-së ku do propozohen për këtë proces. Ka...

Asnjë viktimë nga koronavirusi, 12 raste të reja në 24 orët e fundit

Situata epidemiologjike në vendin tonë paraqitet e qëndrueshme. Në 24 orët e fundit, janë regjistruar 12 raste të reja me Covid-19, nga 2.916 testime...