Bota

Brexit/ Macron: Nuk ka kohë për të rishkruar marrëveshjen

               Publikuar në : 17:00 - 22/08/19 Enno

Kryeministri britanik, Boris Johnson ka takuar presidentin francez, Emmnuel Macron, në Pallatin Elysee, vetëm një ditë pas bisedimeve me kancelaren gjermane, Angela Merkel në Berlin.

Sipas mediave të huaja, mësohet se Macron i ka thënë kryeministrit britanik, Johnson, se nuk ka kohë të mjaftueshme për të rishkruar marrëveshjen që parasheh kushtet e largimit të Britanisë nga Bashkimi Evropian më 31 tetor.

Macron ka lënë derën e hapur për Britaninë që të gjejë zgjidhje për “ndalesën” irlandeze, mirëpo ka thënë se secili propozim duhet të respektojë edhe integritetin e tregut të BE-së dhe stabilitetin e ishullit të ndarë të Irlandës.

Dua të jem i qartë: Në muajin tjetër ne nuk do të kemi një marrëveshje për largim, që duket shumë ndryshe nga versioni origjinal”, tha Macron, pas takimit me Johnson.

Në vizitën e tij të parë, prej kur ka nisur mandatin një muaj më parë në kryeministri, Johnson ka paralajmëruar kancelaren Merkel dhe presidentin Macron se ata mund të përballen me Brexit pa marrëvshje më 31 tetor, përveç nëse BE-ja harton një dokument të ri.

Vendimi për largim të Britanisë nga blloku evropian ka ardhur pasi 52 për qind e votuesve kanë votuar për dalje të Britanisë nga BE-ja kundruall 48 për qind që kanë kundërshtuar atë, në referendumin e mbajtur më 2016.

Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT