E hënë, 25 Tetor, 2021
6.5 C
Tirana

Brexit dhe shpërbërja graduale e Mbretërisë së Bashkuar

Nga: Peter Kellner “Carnegie Europe”

Kryeministri britanik Boris Xhonson i quan ata “katërshja fantastike”. Këto ditë, 2 nga 4 kombet që përbëjnë Mbretërinë e Bashkuar, janë më pak të interesuar për kryeministrin e Britanisë së Madhe sesa ai për ta. Rezultati mund të jetë një kërcënim i madh për një nga objektivat e tij me Brexit: marrëdhënie më të forta të brendshme brenda Mbretërisë së Bashkuar. Historikisht, Britania e Madhe nuk ka qenë kurrë një entitet i ngurtë. Marrëdhëniet midis Anglisë, Irlandës, Skocisë dhe Uellsit janë luhatur kohë pas kohe.

Më pak se 100 vjet më parë, Britania e Madhe përfshinte të gjithë ishujt britanikë, përpara se një luftë civile e egër të çonte në shkëputjen e 26 nga 32 qarqet e Irlandës në vitin 1922. Tensionet nuk janë zhdukur kurrë. Gjatë 3 dekadave, midis fundit të viteve 1960 dhe fundit të viteve 1990, Irlanda e Veriut – dhe herë pas here edhe qytetet angleze – vuajtën nga “Trazirat”, fushata e dhunshme e Ushtrisë Republikane Irlandeze (IRA) për të ribashkuar me forcë Irlandën.

IRA vrau më shumë se 2.000 njerëz, mes të cilëve300 ushtarë britanikë. Në Skoci dhe Uells, partitë nacionaliste kanë pasur një sjellje më paqësore. Të dyja vendet kanë tani parlamentet e tyre kombëtare me kompetenca të konsiderueshme, por ndërsa oreksi për pavarësi të plotë është i kufizuar në Uells, ai është rritur ndjeshëm në Skoci.

Dhe Brexit i ka shtuar tani një dimension të ri këtyre tensioneve historike. Me kalimin e kohës, ai mundtë kontribuojë në shpërbërjen e Mbretërisë së Bashkuar. Vetëm një lojtar i guximshëm do të vinte bast, se Skocia por edhe Irlanda e Veriut do të vazhdojnë t`i përkasin Britanisë së Madhe edhe në vitin 2040.

Le t’i marrim të dyja me radhë. Kur parlamenti i ri i Skocisë u mblodh për herë të parë në vitin 1999, një nga anëtarët e saj u duartrokit për deklaratën:“Parlamenti skocez, i ndërprerë më 25 mars 1707, u mblodh sërish!”. Monedha e Skocisë dhe rrjedhimisht fuqitë e saj të përgjithshme ekonomike, kontrollohen nga Londra – ashtu si edhe politika e saj e mbrojtjes dhe e jashtme.

Kur Britania e Madhe votoi mbi Brexit në vitin 2016, Skocezët u ndanë thuajse dy me një në favor të qëndrimit në BE. Por Skocia ishte e lidhur me rezultatin që u regjistrua në mbarë Mbretërinë e Bashkuar. Ajo u detyrua të largohej nga BE së bashku me Anglinë, Irlandën e Veriut dhe Uellsin.

Kjo ngjarje rihapi një debat që dukej se ishte mbyllur në vitin 2014, kur një referendum mbi pavarësinë e Skocisë dështoi, pasi skocezët votuan 55 me 45 për qind për të qëndruar në Mbretërinë e Bashkuar. Por tani shumë skocezë mendojnë se mënyra e tyre e vetme për t’iu bashkuar BE-së është shkëputja nga Britania e Madhe.

Më shumë se kurrë më parë, në Skoci janë bashkuar kauza nacionaliste dhe ajo evropiane. Për herë të parë, sondazhet e kryera në vitin 2020 raportojnë se shumica e skocezëve favorizojnë tani pavarësinë nga Britania e Madhe. Rritja e mbështetjes, është një përgjigje e drejtpërdrejtë e Skocisë, që po detyrohet kundër vullnetit të saj që të largohet nga Bashkimi Evropian.

Këtë vit, Skocia do të zgjedhë një parlament të ri. Partia Kombëtare Skoceze (SNP) parashikohet të marrë rezultatin e saj më të mirë ndonjëherë, dhe do të mbetet në pushtet në Edinburg. Së bashku me të Gjelbrit, gjithashtu pro pavarësisë dhe pro BE-së, SNP do të jetë e sigurt se do të fitojë shumicën e duhur për të organizuar një referendum të ri për pavarësinë.

Lexo edhe :   Samiti i fundit i BE-së për "makinën e kompromisit" Angela Merkel

Megjithatë, në aspektin ligjor politikanët skocezë nuk e kanë fuqinë të thërrasin mbajtjen e  një referendumi. Ata mund t`a kërkojnë një gjë të illë, por vendimi i takon parlamentit britanik. Këtu, konservatorët gëzojnë një shumicë të fortë,dhe ata janë qartazi kundër një referendumi të ri.

Boris Xhonson, udhëheqësi i Partisë Konservatore, thotë se skocezët duhet të presin 40 vjet para se të votojë një referendum të ri për pavarësinë. Dhe në terma afatshkurtër, vetoja e Londrës do të mbizotërojë. Në terma afatgjatë,është një çështje tjetër. Nëse konservatorët mbeten në pushtet në Uestminster dhe SNP në Edinburg, kjo do të krijojë një krizë kushtetuese.

Lexo edhe :   Samiti i fundit i BE-së për "makinën e kompromisit" Angela Merkel

Edhe pse hetizues, konservatorët mund të bëjnë lëshime. Përndryshe, mund të rrëzohen nga pushteti në zgjedhjet e ardhshme parlamentare në Mbretërinë e Bashkuar. Gjithsesi, partia kryesore e opozitës, laburistët, do t`a kenë jashtëzakonisht të vështirë të fitojnë.

Nëse humbasin konservatorët,një rezultat shumë më i mundshëm, është një qeveri laburiste e pakicës e varur nga mbështetja e SNP. Dhe çmimi i kësaj mbështetje do të jetë marrëveshja për një referendum të ri për pavarësinë e Skocisë. Në një mënyrë apo në një tjetër, një referendum tjetë ka të ngjarë të mbahet para vitit 2030.

Largimi i Skocisë nga Britania e Madhe, është një mundësi e veçantë. Politika e Irlandës së Veriut është shumë e ndryshme. Por destinacioni i saj mund të jetë i njëjtë me atë të Skocisë. Partitë e saj politike ndikohen shumë nga feja:shumica protestante është kryesisht pro-britanike, ndërsa pakica katolike dëshiron një Irlandë të ribashkuar. Për këtë arsye, për momentin, shumica e votuesve të Irlandës së Veriut dëshirojnë të qëndrojnë brenda Britanisë së Madhe.

Por tre faktorë po e ndryshojnë këtë aritmetikë të thjeshtë politike. Së pari, demografia – e nxitur nga normat e lindjeve dhe emigracioni – po e shndërron dalëngadalë Irlandën e Veriut drejt një shumice katolike. Së dyti, një pakicë e vogël por në rritje e votuesve,e refuzojnë ndarjen sektare dhe nuk votojnë më sipas fesë së tyre.

Së treti – dhe ky është aspekti ku Irlanda e Veriut i ngjan Skocisë – Brexit po i ndryshon shumë gjërat. Sipas marrëveshjes së re Britani-BE mbi marrëdhëniet e ardhshme, arritur më 24 dhjetor 2020, ishulli i Irlandës mbetet politikisht i ndarë,por ai është ekonomikisht më i bashkuar se në çdo kohë tjetër që prej vitit 1922.

Nuk ka kufij, rregulla apo tarifa kufitare për të penguar tregtinë përtej kufirit prej 500 kilometrash midis Irlandës së Veriut dhe Republikës Irlandeze. Ndërkohë tregtia midis Irlandës së Veriut dhe Britanisë kontinentale, i nënshtrohet tani kontrolleve të rëndësishme, duke sjellë raftet bosh në supermarketet e Irlandës së Veriut.

Logjika demografike dhe ekonomike e Irlandës së Veriut, tregon se Irlanda do të ribashkohet brenda 10-20 viteve të ardhshme. Tashmë, sondazhet tregojnë një zhvendosje në pikëpamjet drejt një ndarjeje 50-50, nëse duhet të largohen apo jo nga Britania e Madhe.

Ndërkohë, perspektiva e ribashkimit me BE-në – 56 për qind e votuesve të Irlandës së Veriut në vitin 2016 nuk dëshironin të largoheshin – është tërheqëse, jo vetëm për nacionalistët katolikë, por edhe për pakicën në rritje të protestantëve anti-sektarë.

Vetëm në Uells nacionalistët mbeten një pakicë e qartë. Deri në vitin 2040, “katërshja fantastike” e Xhonson mund t’i përkasë historisë. Brexit mund të përfundojë duke e ndarë Mbretërinë e Bashkuar në mënyrën më gjithëpërfshirëse të mundshme më shumë sesa ndan Evropën.

Burimi i lajmit: https://carnegieeurope.eu/strategiceurope/83632

Përshtatur nga TIRANA TODAY

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Çfarë PD-je mund të sjellë Foltorja?

Nga: Ergys Mërtiri Mbështetësit e z. Berisha pretendojnë se Foltorja po sjell debatin dhe reflektimin që i ka munguar PD-së duke i kontribuar hapjes dhe...

Sherr mes afganëve në Shëngjin, 26-vjeçarja plagos bashkëjetuesin 

Një grua afgane ka qëlluar me thikë bashkëjetuesin e saj me kombësi afgane, mesditën e sotme në ambientet ku janë akomoduar në Shëngjin. 26-vjeçarja...

Serbia ndalon boksierët nga Kosova, Shqipëria braktis botërorin

Ekipi i boksit të Kosovës nuk është lejuar të hyjë në Serbi, për të marrë pjesë në Kampionatin Botëror të boksit që mbahet në...

Futbollisti torturohet dhe grabitet në prani të partneres

Një yll i Premier Ligës është sulmuar nga banditë të maskuar në shtëpinë e tij, të cilët e kanë lidhur dhe torturuar para se...

Basha: Zotit mund t’i kem hyrë në hak, por jo Berishës!

Kryedemokrati Basha është treguar i hapur për mediat, ndërsa ka komentuar vendimin e tij për të përjashtuar Sali Berishën. Ai tha se nuk i...