Aktualitet

Breshëri plumbash në Kavajë/ Marsida Qatja: Haxholli s’ka pasur kohë të kishte marrëdhënie me mua


               Publikuar në : 08:25 - 16/10/19 M. S

Avokati Edmond Petraj, i cili mbron dhe Marsida Qatjan, ka thënë në “Opinion” mbrëmjen e djeshme se Dritan Haxholli ishte tepër problematik, madje sipas tij, policia kishte frikë ta arrestonte.

Më pas, në lidhje direkte në emision ishte dhe Marsida Qatja, e cila tha se me Bledar Haxhollin ka pasur njohje, dhe sipas saj, ai e kërcënonte vazhdimisht. Ajo tha se Haxholli kërkonte lëndë narkotike dhe alkool. Madje shtoi më tej se ai ishte person problematik, ndaj e kishte edhe të pamundur që të njoftonte policinë.

“Haxholli vinte çdo ditë në darkë. Nuk jam e vetmja e kërcënuar e Haxhollit. Haxholli kërkonte lëndë narkotike dhe alkool. E kam deklaruar se jam natyrë paqësore, dhe nuk dua t’i bëj keq askujt.

Kur shkoi policia ta kapte, ka qëlluar mbi furgonin e policisë. Armën nuk e hiqte kurrë. Çfarë policie të lajmëroja unë kur ai ishte person problematik. Kurrë nuk ka qenë pjesa për ta vrarë Haxhollin. Kishin njohje, një njohje të largët. Nuk e dinim që mund të vinte apo jo”, tha 31-vjeçarja Marsida Qatja.

Marsida Qatja u shpreh se me mikun e saj polic të burgjeve, Bledar Toçin, ishte takuar edhe më herët gjatë ditës, para se të vritej Dritan Haxholli. Marsida deklaroi se ai kishte parashtruar hallin e saj.

“Jam takuar me Bledar Toçin në drekë. Ja kisha shprehur shqetësimin edhe më përpara. Në shtëpi mbërriti në 22:30, dhe Bledari lëvizte vazhdimisht sepse kishte punë. Bidoni ishte i pakonsumuar me lëndë narkotike”.

E pyetur nëse ka patur marrëdhënie më shumë se sa shoqërore me viktimën, Marsida Qatja u shpreh:

“Një shoqëri deri diku, Haxholli donte të konsumonte alkool, i duheshin para. Haxholli ka qenë në burg, në kërkim dhe nuk ka pasur kohë të kishte marrëdhënie me mua”.

Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT