E enjte, 21 Janar, 2021
12 C
Tirana

Brenda një dite, pasuria e Jeff Bezos shënoi rritje prej 13 miliardë dollarësh

Brenda një dite, pasuria e pronarit të kompanisë Amazon, Jeff Bezos, shënoi rritje prej 13 miliardë dollarësh.

Raportohet se kjo ndodhi pasi të hënën vlera e aksioneve të kompanisë së tij regjistroi ngritje 7.9 përqind, raporton revista “Bloomberg”.

Kjo është rritja më e madhe e pasurisë brenda një dite, që nga viti 2012, kur kjo revistë filloi të raportojë për shifrat e pasurisë së miliarderëve.

Bezos, 56 vjeç, është njeriu më i pasur në botë me 189 miliardë dollarë.

Gjatë kohës së pandemisë, shitjet online përmes kompanisë Amazon shënuan rritje.

Vlera në treg e kësaj kompanie vlerësohet në më shumë se një mijë miliardë dollarë, shkruan “Rel”.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Video/ Ronaldo shkruan historinë, Juventus fiton Superkupën e Italisë

Cristiano Ronaldo ka shkruar sonte historinë e futbollit botëror pasi u bë golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave pasi shënoi për Juventusin...

Bajernit i mjafton një penallti për të mbajtur kreun, Lajpcig bën detyrën

Mjaftoi një penallti në minutën e 13-të për t’i dhënë Bajernit fitoren e dytë radhazi. Robert Levandovski nuk gaboi nga pika e bardhë e...

Vetëvendosja garon në zgjedhjet e 25 prillit, nesër prezanton kandidatët e parë

Lëvizja Vetëvendosje në Tiranë do të marrë pjesë në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit. Ditën e nesërme, më 21 janar kjo forcë politike do të...

I përqafuar me bashkëshorten, Joe Biden mbërrin në Shtëpinë e Bardhë

Joe Biden ka mbërritur në Shtëpinë e Bardhë, ku do të fillojë orët e para të punës si President i SHBA, me firmosjen e...

Çfarë duhet të dini mbi historinë e Ditës së Përurimit të presidentit amerikan

E para Ditë e Përurimit në detyrë e presidentit të Shteteve të Bashkuara, ishte 30 prilli i vitit 1789, gjatë betimit të presidentit Xhorxh...